Shqiperi Parlamenti rrezoi kandidaturen e z. Sali Shehu per kreun e KLSH-se

Ne Shqiperi parlamenti rrezoi kandidaturen e zotit Sali Shehu per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit i propozuar nga presidenti Bamir Topi. Kunder kesaj kandidature votuan deputetet e shumices ndersa opozita nuk mori pjese ne votim. Rrezimi per emerimin e zotit Shehu ishte paralajmeruar nga shumica sipas te ciles zoti Shehu nuk plotesonte kriteret dhe se kandidatura e tij kishte ardhur nga presidenti Topi pa u konsultuar me pare me parlamentin.
Zoti Shehu ka qene per dy legjislatura me radhe deputet i partise demokratike ndersa nuk u perfshi ne listen e kesaj partie ne zgjedhjet e 2009. Ai njihet si nje person i afert me presidentin Topi. Rrezimi i kesaj kandidature konfirmon edhe nje here konfliktin e hapur mes shumices ne pushtet dhe kreut te shtetit nje konflikt i cili eshte shfaqur tanime haptazi vecanerisht pas deklarimeve te kreut te shtetit mbi mundesine e krijimit te nje force te re politike te djathte ne perfundim te mandatit te tij si president.
Po sonte parlamenti miratoi edhe gjashte kandidatura per ne Keshillin Mbikqyres te Bankes se Shqiperise. Tre nga kandidaturat mes te cileve edhe guvernatori aktual Ardian Fullani ishin propozuar nga qeveria dhe u kundershtuan nga opozita. Ndersa tre kandidaturat qe i takonin parlamentit mes te cilave dhe nje nga opozita deputetja aktuale Ermelinda Meksi u votuan me konsensusin e te dy paleve.
Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise perbehet nga 9 anetare 7 prej te cileve u kishte mbaruar mandati. Anetari i ri i shtate do te zgjidhet nga vete Keshilli. Pas kesaj mes tyre presidenti Bamir Topi do te duhet te perzgjedhe edhe guvernatorin e ri te Bankes.