Shqiperi Parlamenti voton kunder dekretit te presidentit per ligjin e mbetjeve

Ne Shqiperi parlamenti votoi pas afer 9 oresh debate te gjata kunder dekretit te presidentit Bamir Topi i cili kishte kthyer pas ligjin per mbetjet ku mes te tjerash parashikohet dhe importimin e tyre.
Me kete vendim u cili i morr vetem me 73 vota te se djathtes i hapet rruge keshtu hyrjes ne fuqi te ketij ligji i cili ka shkaktuar polemika te shumta prej disa javesh.
Opozita votoi kunder duke shprehur shqetesimin se sipas saj vendi rrezikon te kthehet ne nje depozite plehrash.
Kryetari socialist Edi Rama permes nje mesazhi ne faqen e tij Twitter e konsideroi tradhetine me te madhe kombetare lejimin e sjelljes se mbetjeve nga jashte ne kushtet kur ka nje milion ton plehra rrugeve.
Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij foli per nje koordinim mes opozites dhe kreut te shtetit Topi i cili ka lene te kuptohet qarte se synon qe ne perfundim te mandatit te tij te krijoje nje force te re politike te se djathtes.
Sipas zotit Berisha po germohet neper plehra per te nxjerre vota per partickat e reja. Kryeministri tha se importimi i mbetjeve ishte parashikuar qe ne 2002 nga nje ligj i miratuar nga qeveria socialiste ne ate kohe. Ligji yne i kufizon nga mbi 400 ne 50 kategorite qe lejohen te importohen dhe te gjitha jane jo toksike e perdoren per riciklim.
Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci parlajmeroi megjithate vazhdimin e aksionit te opozites per te kundershtuar kete ligj. Socialistet kane lene te hapur edhe mundesine e kerkeses per nje referendum.