Kosovë, arrihet marrëveshje për mandatin e EULEX-it
Marrëveshja mes qeverisë së Kosovës dhe Brukselit për shtyrjen e qëndrimit të misionit të EULEX duket se është gati. Sipas mediave kosovare mandati për dy vjetët e ardhshme do ti garantohet EULEX-it nga një letërkëmbim ndërmjet presidents kosovare Atifete Jahjaga dhe shefes për politikë të jashtme në BE Catherine Ashton.
Një ditë më parë u është dhënë dora finale të dyja letrave, gjatë vizitës së Hanjsorg Haber në Kosovë. Në adresë të Brukselit, Jahjaga do të nisë letrën të hënën. Të martën letra e saj do të jetë për miratim në tryezën e Këshillit të Ministrave të BE-së, e ndërsa ditën e premte do të ratifikohet në kuvendin e Kosovës.
"Kemi ardhur në përfundim për shkëmbimin e letrave dhe pritet që me datë 4 shtator Këshilli i Ministrave ta miratojë", ka thënë zëvendëskryeministri kosovare Hajredin Kuçi.
Ndërkohë mediat kosovare theksojne gjithashtu se edhe baronesha Ashton do ti përgjigjet pozitivisht letrës së presidents kosovare.
"Ajo do të konfirmojë se ka pranuar letrën dhe përmbajtjen e ftesës së presidentes për vazhdimin e mandatit të EULEX-it", ka thënë një burim ndërkombëtarë i akredituar në Prishtinë.
Më herët Bashkimi Europian ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që mandati i EULEX-it të rregullohet në Kushtetutë. Por një gjë e tillë parimisht sipas anëtares së komisionit për ndryshimin e kushtetutes është pamundur sepse EULEX është neutral ndaj statusit.