E Martë, 3 Nëntor 2026

Parku Kombëtar i Vjosës – Universiteti “Eqrem Cabej”, në prag të konferencës ndërkombëtare

Me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, universiteti ‘Eqrem Cabej” ka iniciuar organizimin e një konference ndërkombëtare disiplinore që do të bëjë bashkë akademikë, studiues, studentë, dhe ekspertë për të shkëmbyer njohuri, perspektiva e përvoja.

Fokusi i saj do të jetë në rëndësinë e pasurisë kulturore historike dhe sociale të ofruar nga Parku Kombëtar i Vjosës, një burim ende i pa eksploruar ndërkombëtarisht. 

“Është një kuvend për kërkimin shkencor, ku të gjithë ata të interesuar që kanë një këndvështrim për zhvillimin e Vjosës janë të ftuar të sjellin kërkimet e tyre, mendimet sugjerimet rekomandimet e tyre”, shprehet Dr.Daniela Qiqi, shefe e departamentit të turizmit.

Kjo do të vlejë për zhvillimin e Vjosës në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Vjosa është e gjatë 272 km. Ajo buron në malet e Pindit në Greqi dhe derdhet  në Adriatik. Pjesë e parkut të Vjosës janë edhe 3 degët e lumenjve Drino, Shushicë dhe Bëncë.  Në të përfshihen dhe dy pikat natyrore, Viroi dhe Uji i Ftohtë i  Tepelenës. Së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i qendrës multifunksionale të Vjosës me qendër në Tepelenë.

Gazetare: Yllka Ponde 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›