Parku argëtues prej çokollate
Parku argëtues prej çokollate është i pari i punuar i tëri nga çokollata dhe është hapur në Shangai të Kinës.
Në parkun e çokollatës janë bërë replikat e famshme, përfshirë këtu edhe veprat monumentale, si Luftëtarët Terakota dhe vazot e porcelanit kinez.
Chen Aobo, një vizitor, tha se ka mbetur i befasuar me formën dhe madhësinë e produkteve të çokollatës.
“Shumica e produkteve prej çokollate u përngjanin tepër modeleve të kopjuara nga realiteti, ku dragonjtë dhe luftëtarët terakota dukeshin aq të gjallë dhe të punuar shumë mirë”, - tha ai.
Një show mode prej çokollate i parapriu hapjes së parkut tematik. Dizajneri i modës Lin Guodong krijoi aksesorët, kapelat dhe ornamentet prej çokollate.
Parku argëtues do të qëndrojë i hapur deri më 19 shkurt 2012, ndërsa bileta për hyrje në park kushton 10 funte.