U kthye nga puna e gjeti ariun në bodrum
E mërkura pasdite ishte shumë interesante në Madison Trail në Hopatchong, sidomos për një mjeshtër të kabllorit. Ai po shëtiste në bodrumin e shtëpisë, kur papritmas e gjeti ariun aty.
Mediat amerikane xhiruan dhe fotografuan aksionin e transportimit të ariut me një makinë të blinduar, pasi e kishin vënë në gjumë me qetësues.
Pyetjes se nga erdhi ky ari dhe si u fut në shtëpinë brenda qytetit të New Jersey-t, askush nuk po mundet t’i përgjigjet.
Mediat amerikane njoftojnë se ariu, i cili peshon rreth 250 kilogramë, është parë duke u sjellë vërdallë nëpër rajon më herët atë ditë. Ndoshta është lodhur dhe ka vendosur ta pushojë pak- e gjeti një podrum të përshtatshëm dhe ia krisi gjumit!