E Martë, 3 Nëntor 2026

Parku arkeologjik i Antigonesë, rritet vizitueshmëria me 50%, kryesojnë italianët dhe spanjollët

Sitet arkeologjike në zonën e Gjirokastrës siç është parku arkeologjik i Antigonesë mbetet një prej  destinacioneve të preferuar që vijon  të vizitohet nga turistët vendas dhe të huaj. Kreu I këtij parku Shkëlqim Guce pohon se në krahasim me vitin e kaluar vizituesmëria këtë periudhë është rritur me 50% .

 “Vizitorët të interesuar për të parë parkun arkeologjike të Antigonesë janë të moshave te mesme dhe ato te 3-ta. Janë dhe grupe të posaçme të cilat janë të interesuara edhe për të parë apo për të bërë krahasime dhe studime”, tha Shkëlqim Guce , drejtues i parkut

 Sipas Guces risi për këtë vit është shtimi i turistëve spanjoll dhe atyre Italian. Në parkun e Antigonesë gjenden shumë atraksione për t’u vizituar siç janë kolonat, shëtitorja, mozaiku e shumë objekte me vlerë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›