Parku i Apollonisë, këtë vit rritje të turistëve
Për shkak edhe të gjetjeve të fundit, te skulpturave dhe objekteve, si gjurmë të së kaluarës sonë, parku Arkeologjik i Apollonisë ka shënuar numër më të madh të turistëve për një muaj. Vetëm në korrik këtë park e kanë vizituar mbi 1 mijë vizitore, shqiptare dhe të huaj.
Këtë interes të vizitorëve, ekspertët e quajnë si një orientim i të huajve për zhvillimin e turizmit drejt këtij sektori ku gjendet pasuria e hershme ilire.
Por si orientohen turistët drejt këtyre gjetjeve? Drejtori i parkut Arkeologjik, Marin HaxhiMihali, thotë se janë ngritur zyra turistike të cilat operaojnë me shpërndarjen e informacioneve për turistët. Ndërkaq shumica e të huajve janë të organizuar në grup edhe nga asgjencitë turistike.
Ajo cka i jep me teper zhvillimit turizmit akerologjik ne kete zone eshte ndertimin i bay-passit qe do të lidhë Fierin me Levanin. Haxhimihali ka thene se do te nise se shpejti kjo rruge, duke mundesuar nje hyrje te re per ne parkun Arkeologjik dhe duke shmangur problematiken e rruges se vjeter.
E ndërsa infrastruktura ndihmon zhvillimin e turizimit edhe në këtë park, fakt është që në këtë vend nga viti në vit gjen grupe turistësh që janë kureshtarë për të ditur gjetjet historike të vendit.