E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shqiperia po ndryshon", Berisha nuk e ndal turin

Turi i ndermarr nga kryeministri Berisha "Shqiperia po ndryshon" nuk eshte nderprere ndonese zgjedhjet parlamentare te qershorit konfirmuan edhe nje mandat tjeter per qeverine aktuale. Kryeministri, menjehere pas daljes se rezultatit te zgjedhjeve, riktheu vizita ne rrethe te ndryshme te vendit, ku gjeti edhe rastin te falenderoje qytetaret per votebesimin sipas tij, te qeverise qe drejton. Sipas Berishes, marrja e nje mandati te dyte eshte nje detyrim me teper per zhvillimin e infrastruktures se vendit dhe nxitjen e ndryshimit te Shqiperise ne te gjitha aspektet. Turi i kryeministrit, nisi disa muaj perpara zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit dhe mbuloi te gjitha qarqet e vendit. Pergjate vizitave te tij ne qytete dhe komuna te vendit, Berisha peruronte vepra te reja infrastrukturore dhe bente premtime ne lidhje me mandatin e ardhshem qeveritar. Nga ana tjeter, kryeministri njihej edhe me shqetesimet dhe problemet qe kishin banoret, duke i marr ato si baze per hartimin e programit te ardhshem qeverises.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›