Vllaznia, deklaron gjoba para ndeshjes finale
Presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj iu ka komunikuar lojtareve, ne perfundim te ndeshjes se fundit, me Lushnjen duke u thene, se do t'iu ndalet 30 per qind e kontratave qe cdo futbollist ka nenshkruar ne fillim te ketij sezoni, nese titulli kampion nuk do te fitohet nga ana e shkodraneve. Keshtu, ne baze te arritjes ose jo te objektivit final, qe eshte percaktuar, pra titulli kampion, do te jepen pagat e fundit dhe shperblimet per kuqeblute. Nje mase e tille eshte marre fill pas ndeshjes ne "Loro Borici", ku ekipi nuk mundi dot te merrte me teper se nje pike. Shkodranet, fitues te edicionit te kaluar ne kupe ishin ne vend te pare dhe shume prane titullit kampion. Kuqeblute do te mjaftoheshin edhe me nje barazim, ndaj Tiranes ne kryeqytet, por ndodhi e papritura e madhe ne ndeshjen e parafundit, per Vllaznine. Shkodranet, ndaj Lushnjes qe ndodhej ne fund, barazuan 1-1, ne shtepi dhe i dhane mundesi miqve qe te shpresojne se do te qendrojne mes me te mirave, pas ndeshjes se fundit. Lushnja do te prese ne shtepi, ekipin e Partizanit dhe do te mund te mbijetoje, vetem nese fiton me te kuqte. Bubeqi eshte shnderruar ne nje hero per "lagunaret", pas golit te barazimit qe i shenoi Vllaznise dhe qe do te mbetet gjate ne memoriet e tifozerise shkodrane, e cila priste fitimin e titullit kampion, pasi mungon prej 8 vjetesh, ne Shkoder.
Diferenca
Tifozet shkodrane, deri nje jave me pare besonin se Vllaznia do te shpallej kampione, por me barazimin qe shenoi ekipi i tyre ndaj Lushnjes, optimizmi ra aq sa pritet qe shumica te mos vije ne kryeqytet, per te ndjekur ndeshjen finale.
Diferenca
Tifozet shkodrane, deri nje jave me pare besonin se Vllaznia do te shpallej kampione, por me barazimin qe shenoi ekipi i tyre ndaj Lushnjes, optimizmi ra aq sa pritet qe shumica te mos vije ne kryeqytet, per te ndjekur ndeshjen finale.