E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, djali vret babanë me armë, ”më rrihte”

Sërish krimi në familje godet Tiranën. Një djalë 16 vjeçar ka vrarë të atin me armë zjarri, nën pretekstin se e keqtrajtonte. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një ngrindjeje banale midis atë e bir. 

TIRANE- Krimi trondit familjen në fshatin Mal Mnerr të Tiranës. Një 16 vjeçar Elton Lika, ka ekzekutuar pas një grindjeje banale me automatik babanë e tij, Mehmet Likën 50 vjeç. Krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por policia ka vënë në pranga adoleshentin vrasës sot në mesditë rreth orës 14:30.
16 vjeçar Elton Lika, ka pranuar krimin para uniformave blu dhe ka bërë të ditura arsyet që e detyruan të ndërmerrte një hap të tillë. “Vrava babanë se më rrihte“ është shprehur 16 vjeçari para uniformave të policisë. Arrestimi i tij u krye nga forcat e komisariatit numër 4 në kryeqytet në bashkëpunim me zyrën e vrasjeve. Ky është i dyti krim në familje në kryeqytet brenda pak ditëve. Pak ditë më parë në lagjen Medrese një 35 vjeçar vrau nënën e tij, pasi nuk i jepte lekët e pensionit për të blerë drogë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›