E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti apo Piramida

/ /

NgaARIAN GALDINI

Dikur historiani Jacob Burckhardt do te shkruante Njerezit nuk po besojne me ne parime ndaj edhe ata ka shume mundesi qe ne menyre periodike do te fillojne te besojne ne Shpetimtare. Per kete arsye Autoritarizmi do ta ngreje serish koken e tij Ne vijim te ketij arsyetimi na duhet te nderhyjme ketu duke kthjelluar qe ne zanafille se zymtesia dhe keqnaja qe ka zaptuar ligjerimin dhe ambientin politik social dhe kulturor ne Shqiperi e ka zbritur qytetarin ne normalitetin dhe natyrshmerine e kokultesise dorezimit squlljes dhe bindjes kronike. Ndersa i ka kandisur intelektualet akademiket...

mendimtaret aktivistet politike dhe civile shqiptare ne skutat me te ngushta me te pamerituara dhe me te padenja te pafuqise dhe jo-gatishmerise per te prodhuar te mira dhe vlere publike. Ketu nuk synojme e nuk guxojme kurrsesi te pergjithesojme porse po metojme te heqim nje vije te trashe arsyetimi me mastar te vetem perceptimin e perftuar nga debati mediatik bisedat e thashethemnajat private apo publike kronikat e zeza opinionet e televizioneve dhe shtypit te perditshem dhe sidomos nga fjalimet deklaratat reagimet e kunder-reagimet e politikaneve te majte dhe te djathte shqiptare. E pra kjo zymtesi dhe keqnaje kaq shtypese dhe shpresevrasese po ben qe njerezit qytetaret te zhvishen cdo dite e me teper nga frymezimi deshira dhe perpjekjet per nje jete me te mire per nje demokraci me cilesore e perfaqesuese dhe per nje liri me te ndergjegjshme e me te drejte. Zymtesia dhe keqnaja e fjaleve dhe veprimeve te perditshme qe kryhen shpallen e mbrohen pa as me te voglen brerje ndergjegjeje nga udheheqesite politike te majta dhe te djathta shqiptare kane bere qe per qytetaret te behet cdo dite e me e pamundur mbeshtetja dhe besimi tek parimet. Kur pushtetet e shtetit dhe partive si edhe pushtet-ushtruesit qofshin keta te majte apo te djathte ne nivel qendror apo lokal flasin vetem me gjuhen e forces mashtrimit joshjes blerjes intriges skemimit mohimit perbaltjes zaptimit kercellitjes se dhembeve arbitraritetit pasurimit te padrejte korrupsionit shit-blerjes se karaktereve grabitjes se prones se shtetit dhe privatit dehumanizimit te kundershtarit apo mitingjeve protestave shfaqjeve dhe spektakleve me fatura marramendese i vetmi strehim per qytetaret eshte frika dhe zvetenimi. Frika dhe pafuqia behen kesisoj faktore vendimtare qe vrasin lirine e dinjitetin dhe ndergjegjesojne negativisht qytetaret me mosbesimin tek parimet e si rrjedhoje edhe me largimin e detyruar nga ato. Le te themi se i gjithe ky arsyetim i mesiperm na lehteson pandehmen se dorezimi pa kushte i qytetareve ne duart e shpetimtareve kryetar pas kryetari qeverisje pas qeverisjeje zgjedhje pas zgjedhjesh vit pas viti muaj pas muaji jave pas jave dite pas dite e hapesire pas hapesire ka bere qe autoritarizmi periodikisht te ngreje koke pareshtur e pa droje duke u shnderruar ne karakteristiken bazale te ketyre 20 viteve tranzicion per ne demokraci. Madje nen kete fryme deshirojme te shestojme shteg-veshtrimin tone per debatin e sapondezur per ndertimin e Parlamentit te ri qe ka dale ne rend te dyte si ceshtje pasi ne fillim duhet te tokrendim me lufte balte sharje e ligjerim bosh ne debatet e pakuptimta per prishjen apo mosprishjen e Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori apo te ndryshe-njohur si Piramida. Gjetja e sherrit te radhes ka qene pa asnje diskutim e bashkeshoqeruar edhe me zhdervjelltesine e admirueshme te gjetjes se marifeteve te radhes. Perseri shperfaqet nje sherr i ri nje marrezi e re per te nxitur dhe ushqyer kujtese-shkurtesine e shqiptareve nepermjet mbulimit te skandaleve krizave ceshtjeve debateve zullumeve te se djeshmes dhe se sotmes me nje lum skandalesh krizash ceshtjesh debatesh dhe zullumesh te reja qe here jane me te vogla e here me te medha se pararendeset. Palet politike ndahen me dysh shoqeria ndahet me dysh mediat ndahen me dysh opinionistet ndahen me dysh dhe te gjithe te strehuar ne frengjite e kotesise rrejshmerise dhe marrezise godasin papushim njeri-tjetrin me balte fyerje akuza gjuheidhtesi me sigurine e plote se qytetaret nuk marrin pjese fare ne gjithe kete marramendje hileqaresh politike qe luajne plot etje dhe babezi vetem per pushtet. Rreziku i lojes se pushtetit ka shume gjasa qe te na riktheje ne terrenin e politikes jo-konkurruese nepermjet instalimit te nje regjimi te gjymte dhe te paqarte mundesisht jo-demokratik destinacion ky qe mund te jete zgjedhja me terheqese per elitat politike post-komuniste shqiptare. Te dhenat ne terren perfigurohen fortesisht dyshimnxitese se krizat ciklike te regjimit ne Shqiperine post-komuniste nuk cojne drejt demokracise porse ne te tjera rezultate dhe destinacione te tranzicionit. Ne gjykimin tone shumica e hamendesimeve dhe vleresimeve mbi demokratizimin ne Shqiperi pergjithesisht permblidhen ne paradigmen e nje filmi hollivudian sipas se ciles good guys - djemte e mire p.sh. demokratet kane vite qe perplasen me bad guys - djemte e keqij antidemokratet por nje film i tille duhet patjeter qe te kete happy end - fund te lumtur p.sh. fitoren e djemve te mire. Por realiteti shqiptar i ketyre 20 viteve eshte larg nga filmi hollivudian dhe demokracia nuk mundet te linde thjesht dhe vetem nga vullneti i demokrateve demokracidashesve edhe pse ata kane qellime te mira. Ne kete pike eshte krejt e qarte se fundi i lumtur eshte vetem nje enderr dhe se as djemte e mire e as djemte e keqij nuk ekzistojne fare nder aktoret aktive ne lojen reale. Prandaj edhe lind domosdoshmeria qe intelektualet akademiket mendimtaret aktivistet politike dhe civile shqiptare njelloj si regjisoret dhe producentet e filmave te Hollivudit te jene te detyruar qe per rastin e vendit tone te kthehen nga filmi ne nje realizem te ri. Realizem te ri qe kerkon patjeter kurajo per ti thene te vertetat ballazi e jo heshturazi zembyturazi terthorazi apo me keq akoma me fryme partizane. Per tu rikthyer ne argumentin tone ben vlere te konstatojme se molla e sherrit kesaj radhe u be Piramida e sherrit. Nese debati do te behej per prishjen apo mosprishjen e Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori i qasemi pershtypjes se nuk do te kishim dot fatin e madh per te perfituar nga retorika e shpetimtareve kunder autoritareve demokrateve kunder komunisteve apo antidemokrateve clirimtareve kunder nostalgjikeve te Diktatorit. Debati per institucionin QNK Pjeter Arbnori do te volitej te ushqehej dhe ekzaminohej mbeshtetur ne parime ligjore reflektim institucional pergjegjshmeri profesionale dhe urtesi politike. Por zgjuarsish dhe me hile debati eshte zhvendosur tek Piramida ngase Piramida leshon kumtin politik te ndarjes rreshtimit lojes politike strategjive elektorale dhe marifeteve per te mbytur kujtesen dhe vetedijesimin qytetar. Piramida moleps emocione kesisoj shperfill logjiken dhe arsyen sepse i vendos ato perballe turmes dhe makinerise politike neperkemb tej/anashkalon institucionet ligjet profesionalizmin e shperben urtesine politike ndersa ngre ne kembe te llahtarshmin militantizem politik. Per te mos u perfshire edhe ne ne debatin shterpe te arsyeve dhe arsyetimit pro dhe/apo kunder prishjes se Piramides deshirojme te sjellim ne vemendje e te theksojme me kembengulje se rendi i pare prioriteti i prioriteteve deshmia me e madhe liri dhe demokracidashese do te ishte urtesia dhe legjitimiteti i nje debati per ngritjen dhe ndertimin e nje godine te re per Kuvendin e Shqiperise. do debat me kahje prishjen paradoksalisht na largon nga parimet dhe e nesermja demokratike e perendimore duke na afruar me ngut ligeshtor me te shkuaren. do debat me kahje ndertimin cliron energjite tona pozitive kombetare riperterin shpresen e qytetareve dhe i rikthen parimet si mekanizem mbrojtes te qytetareve per te synuar dhe perpjekur me kurajo per lirine dhe demokracine ne vend qe te kerkojne shpetimtare. Ndertimi i godines se re te Kuvendit te Shqiperise nuk mund te jete rrjedhoje e arsyetimit revolucionar se mbi germadhat e botes se vjeter do te ngreme boten e re. Ndertimi i godines se re te Kuvendit te Shqiperise volitet te buroje si frymezim deshire dhe perpjekje kombetare per te ndertuar kahkohesisht edhe dinjitetin e qytetarit shqiptar shtetit shqiptar dhe kombit shqiptar. Ne fund te fundit Piramida do te na vleje kahhera si kujtese per projeksionin e felligesht te se shkuares per te mos e lejuar te na riperseritet me ne asnje lloj versioni. Nderkohe qe ndertimi i godines se re te Parlamentit volitet te udherrefeje projeksionin tone liridashes dhe demokracidashes per nje te neserme evropiane e perendimore ku qytetari njihet si sovran dhe politikani e parlamentari njihet si sherbetor.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›