E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuari per vjedhje vdes nga SIDA

/ /

Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve te cilat thane se 27-vjecari Cami nga Elbasani ishte diagnostikuar me semundjen vdekjeprurese vetem 10 dite me pare. Per dy vjet me radhe ai ishte kuruar per nje kompleks semundjesh lekure dhe komplikacione te organeve te tjera ndersa nuk ishte bere e mundur qe te identifikohej semundja e vertete e tij. Referuar dosjes penale te tij Cami ndodhej ne qeli prej dy vjetesh i arrestuar per vjedhje ndersa kishte levizur neper disa burgje te tjere gjate gjithe kesaj kohe. Nga momenti i arrestimit dhe derisa ishte diagnostikuar me SIDA ai ishte shtruar dy here ne spitalin e burgjeve me diagnoze te paidentifikuar mire. Mjeket kishin dale ne konkluzionin se ai vuante nga nje semundje dermatologjike e cila i kishte shkaktuar edhe probleme te shumta ne organizem. Sipas burimeve mjekesore nga burgjet i denuari V. Cami ishte transferuar me urgjence nga burgu i Peqinit ne spitalin e burgjeve pasi kishte pesuar nje paralize rreth dhjete dite me pare. Ne kete spital atij i jane bere analiza te hollesishme te gjakut te cilat dilnin te gjitha normale. Duke pare gjendjen e tij shendetesore teper te renduar stafi mjekesor i burgjeve e ka transferuar ate ne spitalin infektiv te Qendres Spitalore Universitare Tirane. Ne kete spital te burgosurit 27 vjecar i jane bere skanera dhe nje test i shpejte per HIV/AIDS. Kjo analize nxori se ai ishte infektuar nga semundja vdekjeprurese dhe per me teper ndodhej ne nje stad shume te avancuar te saj. Perballe ketij fakti stafi mjekesor eshte vene ne alarm duke u perpjekur ta kuronte te burgosurin por cdo gje ka rezultuar e kote pasi ai ka vdekur diten e dhjete te qendrimit ne spitalin infektiv. Pas kesaj burgjet kane bere procedurat ligjore ia kane dorezuar trupin e pajete familjes per te kryer ceremonine mortore. Burime nga burgjet pohojne se jo vetem burgu i Peqinit por edhe disa burgje te tjera ku ishte transferuar pergjate dy viteve V. Cami jane vene ne alarm pasi dyshohet mos eshte perhapur semundja neper bashkevuajtes te tjere. Keshtu me ane te shkresave eshte kerkuar informacion i plote per personat qe kane qendruar ne qeli me te nese ka bere ndonjehere tatuazhe ky person ne qeli. Sektorit te edukimit te burgjeve i eshte kerkuar informacion nese ky i burgosur ka pasur tendenca apo prirje homoseksuale. Nderkohe mesohet se informacione i jane kerkuar familjes se tij. Burgjet i kane derguar shkresa institucioneve te pushtetit lokal ne Elbasan per te sqaruar nese i denuari ka qene apo jo i martuar. Ndersa pritet qe edhe familja e tij tu nenshtrohet analizave mjekesore. Vdekja nga SIDA kontroll ne burgje

Vdekja e te burgosurit V. Cami nga SIDA ka vene ne alarm burgjet te cilet kane hedhur dyshimet se kjo semundje e rrezikshme qe perhapet lehtesisht mund te kete infektuar edhe bashkevuajtes te tjere te tij qe kane qendruar ne qeli apo kane kontaktuar me kete te denuar. Po keshtu kane nisur verifikimet nese ky i burgosur ka bere tatuazhe gjate kohes se qendrimit ne qeli apo nese ka pasur prirje homoseksuale.

Fatos Mahmutaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›