Benedikti XVI ne Spanje Nuk mund te nderohet Zoti pa mbrojtur njeriun
Nisi dje shtegtimi i 18-te Apostolik i Benediktit XVI vizite dyditore ne dy lokalitete me tradite te lashte katolike Santiago i Komposteles i lidhur ngushte me ritin e shtegtimit tek Varri i Shen Jakut Apostull qe kremton Vitin e tij jubilar dhe Barcelona ku Papa do te kremtoje ritin e kushtimit te Tempullit Sagrada Familia ende i paperfunduar 128 vjet pas ngritjes se kantierit vigan gjithnje ne aktivitet. Benedikti XVI arriti paradite ne Santiago te Komposteles etape e pare e vizites se tij apostolike ne Spanje. U nis ne oren 8. 30 nga Roma per te arritur ne kryeqendren e Galicise rreth ores 11.30. Vij si shtegtar per ti nxitur Spanjen dhe Evropen tu japin force te re rrenjeve te krishtera. Me keto fjale shqiptuar nga Papa ne aeroportin nderkombetar te Santiagos se Komposteles nisi shtegtimi i 18-te Apostolik i Benediktit XVI. Duke arritur ne Galici Ati i Shenjte kujtoi sesi tradita e krishtere la gjurme te pashlyeshme ne Spanje e ne te gjithe Kontinentin e Vjeter. Qe nga thellesite e zemres tha Papa njeriu eshte gjithnje per udhe e gjithnje ne kerkim te se vertetes. Nje Pape ne shtegtim me Kishen e njerezimin gjithnje ne kerkim te se vertetes. Benedikti XVI iu paraqit keshtu Spanjes duke arritur ne aeroportin nderkombetar te Santiagos te Komposteles. Kisha eshte ne shtegtim tha Ati i Shenjte e njekohesisht kryen edhe shtegtimin e vet shpirteror ate qe e nxit permes fese shpreses e dashurise ta beje te dukshem Krishtin per boten te jete ne mes te njerezve prani e vete Zotit .. edhe une tha Papa u vura per udhe per te perforcuar vellezerit ne fe. Vij si shtegtar ne kete Vit Shenjt Kompostelan e mbart ne zemer vete dashurine e Krishtit qe e shtynte Shen Palin Apostull te nisej per shtegtimet e tij me deshiren e zjarrte per te shkelur edhe ne trojet spanjolle. Benedikti XVI e shprehu keshtu deshiren per tu bashkuar me radhet e shtegtareve burra e gra qe ne shekuj kane arritur nga te kater anet e botes ne Kompostele per tu lutur tek varri i Shen Jakut Apostull. Ata vijoi Papa me gjurmet e hapave te tyre krijuan udhen e kultures te lutjes te kthimit tek Zoti rruge qe u konkretizua ne Kisha e spitale ne bujtina ura e manastire. Ne kete menyre vijoi Spanja e Evropa zhvilluan nje fizionomi shpirterore mbi te cilen la vulen e vet te pashlyeshme Ungjilli i Krishtit.
Nje Pape deshmitar e lajmetar i Ungjillit edhe per Barcelonen qytet ku do te shkoje sonte per te fuqizuar fene e popullit te atij te cilin Benedikti XVI e quajti qytet mikprites e dinamik Nje fe qe u mboll ne agimet e krishterimit qe mbiu e u rrit fale ngrohtesise se shembujve te panumert te shenjterise tha Papa duke kujtuar Injacin e Lojoles Terezen e Jezusit Gjonin e Kryqit Francesk Saverin te cilet themeluan institucione te shumta bamiresie kulture edukimi.
E po kjo fe vijoi frymezoi arkitektin gjenial Antoni Gaudiacute ne punen per ndertimin e Sagrada Familia. Ati i Shenjte shprehu gezimin e tij duke kujtuar se neser do te kremtoje ritin e kushtimit te kesaj kishe ne te cilen pasqyrohet madheshtia e shpirtit njerezor qe hapet per ti bere shteg Zotit. Duke kujtuar traditat sukseset por edhe veshtiresite qe kalon vendi Benedikti XVI e nxiti Spanjen dhe mbare Evropen per ta ndertuar te tashmen e per ta projektuar te ardhmen duke u nisur nga e verteta e mirefillte mbi njeriun nga liria qe e respekton kete te vertete e nuk i hap kurre plage e nga drejtesia per te gjithe e sidomos per njerezit me te varfer e me te braktisur Nje Spanje e nje Evrope qe shqetesohen jo vetem per nevojat materiale te njerezve por edhe per ato morale e shoqerore shpirterore e fetare sepse te gjitha keto jane kerkesa te mirefillta te njeriut e vetem keshtu punohet ne menyre te suksesshme te gjithanshme e frytdhenese per te miren e tij. Mjegulla e dendur qe zbriste nga qielli i Santiagos mbi format mahnitese te Katedrales se lashte nuk mundi ta fshihte gezimin dhe entuziazmin e 200 mije besimtareve qe kishin rendur rrugeve e shesheve per te pershendetur Atin e Shenjte i cili iu pergjigj entuziazmit me entuziazem permes pershendetjes drejtuar te gjitheve ne gjuhen galiciane Duke ia besuar ndermjetesimit te Shen Jakut Apostull pranine time mes jush i lutem Zotit tju bekoje te gjitheve. Shume faleminderit.
Kisha eshte ne sherbim te se vertetes e te lirise nuk mund te heqe dore nga asnjera prej ketyre dy permasave kete theksoi Papa gjate vizites ne Katedralen e Santiagos se Komposteles ku shkoi menjehere pas ceremonise se mireseardhjes. Pasdite Papa u nis nga Kryeipeshkvia ku drekoi me ipeshkvijte per ne Plaza del Obradoiro apo Sheshi i Laboratorit ku ndodheshin dyqanet e gurgedhenesve qe skalisnin guret per ndertimin e Katedrales. Sheshi qe rrethohet nga fasada e Katedrales hoteli historik i Mbreterve katolike Bashkia dhe Rektoria ze me se 8 mije vete. Ne kete Shesh duke nisur nga ora 16. 30 Papa kremtoi Meshen me rastin e Vitit Jubilar Kompostelan. Te pranishem ne kremtim Princat e Asturieve dhe mijera besimtare.
Benedikti XVI e nisi dhe e perfundoi homeline ne gjuhen galiciane duke vijuar meditimin per vlerat e shtegtimit si kerkim i besimit ne Krishtin e Ngjallur transmetuar besnikerisht nga apostujt ndermjet te cileve Shen Jaku i Madh qe nderohet ne Kompostele qysh nga kohe te mugeta. Me emocion te thelle Papa iu drejtua shtegtareve konstruktore te vertete te frymezimit apostolik te Shen Jakut pa te cilet pak e aspak do te kuptohej ky kremtim
Me force te madhe apostujt jepnin deshmine e ringjalljes se Jezusit Vap.4.33. Ne pikenisje te gjithcka eshte krishterim ishte e vijon te jete jo nje nisme a nje plan njerezor por Zoti ai qe e shpall Jezusin te drejte e shenjt perballe vendimit te gjykates njerezore e cila e denoi si zotmohues e armik Hyji qe e shpetoi Jezusin nga kthetrat e vdekjes Hyji qe do tua nxjerre te drejten ne shesh te gjithe te poshtruarve padrejtesisht te historise njerezore.
Me pas Papa theksoi se Krishti duke bere vullnetin e Atit erdhi per te sherbyer. E Apostujt vijuan te ecin ne gjurmet e Tij ne rrugen e sherbimit te bazuar mbi logjiken e dashurise te cilen Zoti ua propozoi edhe krereve te popujve duke u kujtuar se atje ku nuk ka impenjim per te tjeret lindin format e prepotences e te shfrytezimit qe nuk mund ta krijojne hapesiren e nevojshme per zhvillimin e gjithanshem te njeriut.
Nga ky vend si lajmetar i Ungjillit qe Pjetri e Jaku e nenshkruan me gjakun e tyre e drejtoj shikimin nga Evropa qe shtegton ne shekuj ne Kompostele tha Papa duke vijuar me nje mori pyetjesh retorike Cilat jane nevojat e saj druajtjet e shpresat Cili eshte kontributi i posacem e themelor i Kishes ne kete Evrope e cila ne gjysmen e shekullit te fundit pershkoi rrugen qe con drejt formave e projekteve te reja Kontributi i saj perqendrohet ne kete realitet krejt te thjeshte e vendimtar Zoti ekziston eshte ai qe na dhuroi jeten. Vetem Ai eshte absolut eshte dashuri besnike e pandryshueshme cak i pafundme qe tejduket pas gjitha te mirave pas bukurive e vertetesive te mrekullueshme te kesaj bote te mrekullueshme por te pamjaftueshme per zemren njerezore. E kuptoi mire kete Shen Tereza e Krishtit kur shkroi Mjafton vetem Zoti- theksoi Papa ne vijim te homelise duke e shikuar me pas si tragjedi faktin qe ne Evrope posacerisht ne shekullin XIX u arrit ne pohimin e perhapjen e bindjes se Zoti eshte kundershtar i njeriut e armik i lirise se tij E si mund te bazohet mbi vetveten njeriu i vdekshem e njeriu mekatar te pajtohet me vetveten Si eshte e mundur te heshtet publikisht mbi realitetin e pare e themelor te jetes njerezore Ne njerezit nuk mund te jetojme ne gjysemhije pa e pare driten e diellit. E atehere si eshte e mundur ti mohohet Zotit Diellit te mendjes forces se vullnetit e magnetit te zemrave tona e drejta per ta propozuar kete drite qe i davarit te gjitha terrinat Prandaj eshte e nevojshme qe Zoti te rikthehet e emri i tij te jehoje gezueshem nen qiellin e Evropes qe kjo fjale shenjte te mos shqiptohet kurre kot qe te mos merret neper goje per tu sherbyer qellimeve te cilat nuk kane te bejne fare me Te.
Fjale te fuqishme keto te Papes pasuar nga thirrja drejtuar Evropes per tia hapur zemren Zotit per tu takuar me te pa frike per te punuar me hirin e tij ne sherbim te dinjitetit te njeriut qe e zbuluan traditat me te mira nga te cilat linden krijimet e medha filozofike e letrare kulturore e shoqerore te Evropes.
Ky Hyj e ky njeri jane ata qe u duken konkretisht e historikisht ne Krishtin Kryqi i te cilit eshte simboli me i larte i dashurise deri ne fund te fundit eshte dhurate e falje njekohesisht. Prandaj duhet te jete Ylli i Drites ne naten e koheve. Ne perfundim te homelise Papa beri kete thirrje prekese ne mbrojtje te Zotit e te njeriut
Nuk mund te nderohet Zoti pa mbrojtur njeriun birin e tij e nuk mund ti sherbehet njeriut pa pyetur kush eshte Ati i tij... Evropa e shkences e teknologjive Evropa e qyteterimit dhe e kultures duhet te jete njekohesisht Evropa e trashendences dhe e vellazerimit me kontinentet e tjera Evropa e Hyjit te gjalle e te vertete duke u nisur nga njeriu i gjalle e i vertete. Kete kontribut deshiron ti jape Kisha Evropes te kujdeset per Zotin e per njeriun duke u nisur nga kuptimi qe na ofron per te dy Jezu Krishti.
Ne perfundim te Meshes Ati i Shenjte u takua me zotin Mariano Rajoy Brey kryetar i Partise Popullore lider i opozites. Ishte veprimtaria e fundit ne Santiago. Ne oren 19.00 Benedikti XVI u nis drejt Barcelones ku arriti ne oren 21. Ne Barcelone sot paradite Ati i Shenjte do te kryesoje Meshen e kushtimit te Kishes e te elterit te Sagrada Familia ndersa pasdite do te vizitoje institutin LObra Benefico Social te Nen Deu LObra Benefiku Susial Neu Deu per femije me aftesi te kufizuara fizike per ti thene me pas Spanjes mirupafshim ne Madrid per Diten Boterore te Rinise
Santiago i Komposteles e Barcelona presin Benediktin XVI/Ndjehet fort atmosfera e pritjes dhe e gezimit te jashtezakonshem neper rruget e Santiagos se Komposteles ku Papa do te arrije per nje vizite dyditore. Pavaresisht nga me se 880 kilometrat qe i ndajne e nga ndryshimet e ndjeshme te kultures e te tradites Santiagon e Komposteles e Barcelonen ne keto ore i lidh nje tharm i perbashket ai i pritjes se Papes. Era e vjeshtes valevit flamujte e Vatikanit e flamujte katalane qe stolisin rrugen Rambla e cila con ne Plaza Catalunya. Te jashtezakonshme masat e sigurimit e te shumta kioskat me suvenire per viziten e Atit te Shenjte. Por nuk jane kryesore keto shenja te jashtme. Ndermjet njerezve ndjehet fort deshira per tu takuar me Pasardhesin e Shen Pjetrit i cili edhe nje here sic u kujton guaska e detit qe spikat ne flamurin papnor behet shtegtar per ta perfocuar Kishen ne fe e per te theksuar perseri sa i rendesishem eshte krishterimi per Kontinentin e Vjeter. Banoret e Barcelones entuziazmohen e krenohen me faktin se Papa te dielen e ardhshme do te flase jo vetem ne dialektin kastelan por edhe ne ate katalan.
Permasa e vecante rajonale gershetohet ne keto dite te vizites me ate globale mbikombetare Santiago i Komposteles eshte prej shekujsh fanar shpirteror per Kontinentin e Vjeter vetem ne vitin 2010 eshte vizituar nga 258 mije shtegtare. Qyteti i Galicise qe ruan varrin e Shen Jakobit te Madh birit te Xebedeut e Rruga e Komposteles ne vitin 1985 u shpallen Pasuri e njerezimit. E njejta gje mund te thuhet edhe per Barcelonen tempulli i Sagrada Familia-s guri i pare i te cilit u vendos ne vitin 1882 nga arkitekti i madh katalan Antoni Gaudiacute konsiderohet njezeri si kryeveper e historise se artit boteror. Kisha e cila te dielen e ardhshme do te shpallet Bazilike Bibel vigane ne gur ndonese ende e pakryer vizitohet cdo vit nga me se 2 milione e gjysme shtegtare mesatarisht nga shtate mije e peseqind vete ne dite. E madhe edhe pritja e mjeteve te komunikimit qe ndonese po i kushtojne vemendje manifestimeve te rralla te protestes per viziten e Benediktit XVI e paraqesin Papen si lsquote dashuruar me Spanjen duke nenvizuar edhe lartesine e tij shpirterore e intelektuale. Ne Santiago te Komposteles etape e pare e shtegtimit te Benediktit XVI priten 200 mije shtegtare dje ne rrugen qe mban emrin e Gjon Palit II u vendos shtatorja prej bronzi e Benediktit XVI realizuar nga skulptori Kandido Pazos. E ne se kushtet meteorologjike i shqetesojne organizatoret kryetari i Bashkise se Galicise Alberto Nuntildeez Feijo nuk ka kurrfare dyshimi Me shi a pa shi Papa per ne do te jete bekim. Kush e kritikon kete vizite gabohet vijon kryebashkijaku Papa eshte pjese perberese e historise sone.
Marre nga Radio Vatikani