Parlamenti Europian, letër Ramës e Berishës: “Zgjidhni sa më shpejt krizën”
Josef Doul dhe Martin Shultz i shkruajnë Berishës dhe Ramës
Eljona Ballhysa
Dy grupet më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian u bëjnë thirrje liderëve politikë shqiptarë që të zgjidhin sa më parë krizën politike duke mos penguar në këtë mënyrë proceset integruese të vendit. Dy krerët e këtyre grupimeve, Jozef Doul, kryetar i Partive Popullore Europiane që i përket spektrit të djathtë dhe Martin Shultz, kryetar i socialdemokratëve, i spektrit të majtë, kanë shkruar një letër të përbashkët, të cilën ua kanë dërguar dje dy krerëve të politikës shqiptare, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama. Nëpërmjet kësaj letre, dy europarlamentarët kanë shprehur keqardhjen që politika shqiptare ende nuk ka gjetur zgjidhjen e krizës, ndërsa kanë bërë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje.
Letra
“Shprehim keqardhje që qeveria shqiptare dhe opozita nuk mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre duke mos qenë në gjendje të ndërmarrin hapa të mëtejshëm drejt përmbushjes së ambicieve europiane të vendit”, - shkruajnë dy krerët e grupimeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian, në letrën dërguar Berishës dhe Ramës. Daul dhe Shulz më tej i kërkojnë qeverisë e opozitës të gjejnë zgjidhje të përbashkët për krizën, pasi, sipas tyre, të dyja palët janë të vetëdijshme që moszgjidhja e krizës pengon integrimin e shqiptarëve. “Në këtë kontekst, ne shpresojmë që udhëheqja politike shqiptare e kupton mirë se tejkalimi i kundërshtimeve aktuale politike është vendimtar për ecurinë e integrimit europian të vendit dhe për promovimin e aspiratave europiane të qytetarëve shqiptarë”, - theksohet më tej në deklaratë. Duke kërkuar në mënyrë ultimative zgjidhjen e krizës, europarlamentarët vunë theksin te zgjidhja transparente e krizës dhe te respektimi i plotë i Kushtetutës. Opozitës i kërkohet të vazhdojë punën “brenda Parlamentit”, ndërsa për qeverinë kërkohet “të punojë me opozitën për reformën e sistemit zgjedhor dhe procedurat parlamentare”.
Letra e parë
Krerët e dy grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian arritën t’i japin fund grevës së urisë së opozitës ndërsa vendosën në tryezën e ndërkombëtarëve çështjen shqiptare. Nëpërmjet një letre të parë, pak kohë më parë, drejtuar kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PS-së, Rama, Shultz dhe Doul u kërkuan politikanëve shqiptarë që të zgjidhin sa më parë krizën, ndryshe do të ndërpritet procesi i integrimit europian. “Dy grupet tona kanë frikë se nuk mund të nxirret një konkluzion mbi çështjen e funksionimit të demokracisë pa zgjidhje kompromisi të krizës politike aktuale. Do të preferonim të kërkonim një ndërprerje të procesit të anëtarësimit deri në kohën kur një zgjidhje e ndershme e krizës të arrihet në vend të rrezikut për një rekomandim negativ”, - thuhet në letrën në lidhje me opinionin e pritshëm të Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Në kuadër të përgatitjes së tryezës së Strasburgut, Martin Shultz dhe Jozef Doul kërkuan ndërprerjen totale të protestave, grevës së urisë dhe çdo forme tjetër të përshkallëzimit të situatës. Edhe kjo letër e dytë e dy europarlamentarëve pritet të sjellë ndryshime pozitive në klimën e politikës shqiptare.
Akuzat
Meta: “Opozita të mos bëhet pengesë e procesit integrues”
Zëvendëskryeministri Ilir Meta, gjatë një prononcimi për mediat, i ka bërë thirrje dje opozitës që të mos bëhet pengesë për integrimin e vendit dhe të pranojë një zgjidhje kushtetuese të krizës politike. Meta, i cili mori pjesë një ditë më parë në takimin e ministrave të Jashtëm të Vendeve të Europës Qendrore, bëri të ditur se ka marrë mbështetjen e shumë shteteve si për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, ashtu dhe për statusin e vendit kandidat. Ai tha se ka marrë mbështetjen e Italisë, Austrisë dhe të shumë vendeve të tjera. “Pas takimit të ministrave të Jashtëm të Nismës së Europës Qendrore në Budva, konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat janë edhe anëtare të kësaj nisme, në mënyrë të veçantë të Italisë, Austrisë, por edhe të vendeve të tjera në përkrahje të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Njëkohësisht, aty u shpreh dhe përkrahja e mbështetja për Shqipërinë dhe Malin e Zi për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE sa më shpejt, në të ardhmen e afërt. Ishte një konfirmim i atij vullneti të qartë që ka bërë Bashkimi Europian për përpjekjet integruese të Shqipërisë duke u mbështetur në rezultate konkrete që vendi ynë ka arritur si në plotësimin e të gjitha kritereve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ashtu dhe në drejtim të përgjigjes që i është bërë Pyetësorit të dorëzuar nga ana e Komisionit Europian deri tani”, - është shprehur zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministror i Jashtëm, Meta.
I pyetur rreth deklaratës së kreut të PS-së, Rama, i cili deklaroi një ditë më parë se procesi i liberalizimit të vizave, sikundër ai i integrimit europian, po mbahet peng nga maxhoranca qeverisëse, Meta i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj për proceset integruese dhe të mos bëhet pengesë për ta. “Ka gati një vit që opozita nuk ka votuar për asnjë ligj, nuk ka dhënë asnjë kontribut për asnjë nga kërkesat e Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe përpjekjet e saj për të lobuar edhe me elementë, do të thosha aspak kredibël, për të dëmtuar imazhin e vendit, thjesht për qëllime të ngushta dhe të mbrapshta personale dhe politike janë mjaft të gabuara. Shqiptarëve, pavarësisht se çfarë janë, socialistë apo demokratë, apo janë pa parti, në radhë të parë u intereson që Shqipëria të ecë përpara, u intereson që të hiqen vizat dhe të gjitha pengesat me Bashkimin Europian dhe vendet e tjera, u intereson që të gjitha forcat politike të bëjnë detyrën e tyre për të plotësuar këtë aspiratë kombëtare. Ndërsa këto përpjekje destruktive, shpresoj që të marrin fund dhe duhet të ketë një sjellje të përgjegjshme, një sjellje europiane, në raport me ato kërkesa dhe rekomandime që janë bërë”, - është shprehur Meta. Ai tha se kriza është artificiale dhe se opozita dhe lideri i saj po përpiqen t‘ua faturojnë të tjerëve. “Pra, krizën që krijohet në mënyrë artificiale nuk mundet ta faturojë te të tjerët, ndërkohë që të gjitha zgjidhjet edhe alternativat i ka pasur prej kohësh të paraqitura edhe nga ana e maxhorancës, të paraqitura dhe nga ana e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, të cilat kërkojnë një zgjidhje transparente në respekt të Kushtetutës”, - është shprehur kreu i LSI-së. I pyetur rreth mundësisë së një takimi mes dy krerëve të maxhorancës dhe opozitës, Meta tha se kjo nuk është një pyetje për të, ndërsa shtoi thirrjen drejtuar opozitës. “Kjo nuk është pyetje për mua. Unë vazhdoj të punoj bashkë me ju për të ecur përpara në drejtim të proceseve integruese dhe t’i ftojmë të gjithë së bashku, cilindo, që të mos bëhet pengesë në këtë drejtim”, - është shprehur ministri i Jashtëm.
Drejtuesit e PDU-së takohen me kryeministrin Thaçi
Një delegacion i Partisë Drejtësi dhe Unitet, i drejtuar nga kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Prishtinë, ku do të takohet me drejtuesit kryesorë të politikës së Kosovës. Kryetari i PDU-së, Idrizi, është pritur në një takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë takimit Idrizi i parashtroi kryeministrit të Kosovës pikat programatike të Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe qëllimet e kësaj force politike. Partia Drejtësi dhe Unitet është një parti me karakter kombëtar, që tenton të sjellë në kohën e sotshme frymën kombëtare. Kryetari i PDU-së vlerësoi ecurinë dhe arritjet e qeverisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit dhe i parashtroi z. Thaçi pikat programatike në lidhje me emigrantët, problemet ekonomike dhe kulturore të tyre, ku vlerësoi ligjin e ri të Kuvendit të Kosovës për diasporën, trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, nevojën e integrimit të plotë në strukturat europiane, duke ruajtur karakteristikat e kombit shqiptar etj. Idrizi dhe Thaçi ishin të njëmendtë për institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
17 Qershor 2010