E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Vlorë grabitësi i vilave të Romës

Vlorë- Një shtetas shqiptar i arratisur nga burgu në Itali, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Vlorë pasi këkohej nga drejtësia italiane.

Në sajë të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe forcave speciale të Romës është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Ali Islamaj, 29- vjeç, banues në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Mësohet se në operacion kanë marrë pjesë rreth 30 forca policore, mes të cilëve dhe 5 polica italianë.

Aksioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit, dhe fillimisht policia ka kontrolluar në disa banesa të pabanueshme në zonën e pyllit të Sodës, ku dyshohej se ai mund të fshihej, por pas kontrollit u pa që 29 vjeçari nuk ishte aty.

Gjithashtu forcat policore kishin informacion se i arratisuri ndodhej në zonën e Drashovicës, prandaj janë drejtuar për atje, dhe pas kontrollit në banesë është bërë i mundur arrestimi i tij.
Policia ka pasur vështirësi në arrestimine e Islamajt pasi streohej në disa zona dhe kishte bërë ndryshimin e emrit nga Ali Islamaj në Altin Hoxha.

Në ngarkim të këtij shtetasi Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar  pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë ka kryer më shumë se 50 Grabitje me dhunë të vilave luksose në Itali.

Përpara se të arrestohej në Qershor 2011 nga policia italiane  në datë 14 Janar 2012 ka mundur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Regina Celi Romë ku ndodhej në masë sigurie dhe hetohej për disa vepra penale të kryera në shtetin Italian ,deri dhe në dyshime për vrasje ku vazhdojnw hetimet  nga 4  Prokurori  të ndryshme Italiane.

Pas kryerjes së procedurave ligjore, pritet ekstradimi i tij në Itali.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Durrës, arrestohet grabitësi i personave në ashensor Durrës – Policia e Durrësit ka arrestuar një 21 ...
  2. Përmet- Arrestohet 44- vjeçari, grabiti me pistoletë lodër Përmet- Policia e Përmetit ka arrestuar mesditën e sotme një...
  3. Operacioni policior në Itali, arrestohet “bosi i bosëve” Itali- Pas 16 vjetësh në arrati, policia italiane ka mundur...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›