Sulmi te NBG Bank, kapet nga Policia autori i vrasjes
TIRANE – Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos dhe ka arritur të arrestojë autorin e sulmit në filianin e bankës NBG në zonën e Xhamllikut, gjatë cilit humbi jetën arkëtarja Leonora Kaloçi dhe u plagos polici roje i bankës.
Personi i arrestuar quhet Viktor Gushi dhe është nga Patosi por me origjinë nga Gjirokastra, bënë të ditur burime policore për Shqiptarja.com. Ai është arrestuar me armë në dorë, shtoi i njëjti burim. Policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e tij.
Nga informacionet paraprake që kanë mbërritur në redaksinë tonë, Gushi po mbahet nga forcat e policisë ende në vendin ku është arrestuar ku edhe po merret në pyetje. Burime policore njoftojnë se ai e ka pranuar jo vetëm autorësinë e sulmit të dy ditëve më parë te zona e “Xhamllikut” por edhe disa grabitje në banka të tjera.
Të tjera burime sqarojnë se Viktor Gushi kërkohej edhe në Greqi për vjedhje.
Policia e kryeqytetit për momentin po përpiqet të verifikojë nëse arma që iu gjet Gushit është e njëjta që ka qëlluar para dy ditësh në filialin e NBG. Policia e Tiranës, e cila aktualisht nuk ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin, ka njoftuar një konferencë për shtyp të planifikuar për mëngjesin e nesërm.
(im/shqiptarja.com)