Veriu, Thaçi: As ndarje, as autonomi
PRISHTINE- Kryeministri, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të ketë autonomi për veriun e vendit apo ndarje të kësaj pjese.
Deklarata e Thaçit sipas mediave kosove është bërë gjatë një intervistë dhënë televizionit të Parlamentit Evropian.
Sipas tyre, Thaci ka bërë të qartë se pretendimet për ndryshim të kufijve automatikisht sjellin edhe ndryshimin e kufijve në gjashtë shtete të rajonit dhe mund të sjellë edhe një konflikt rajonal.
(ma.ar/BalkanWeb)