Tensionet në Lindjen e Mesme
Mijëra protestuesit janë larguar nga sheshi ?Tahrir? ne Egjipt, ndërsa pas shkrirjes se parlamentit, drejtimin e shtetit për gjashte muajt e ardhshme e ka marre ushtria deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Mediat vendase njoftojnë se do te ngrihet një komitet qe do te zhvilloje një reforme te thelle te kushtetutës, e cila me pas do te votohet me referendum popullor. Te frymëzuar nga protesta ne Egjipt e Tunizi, edhe ne Jemen janë shënuar përleshje mes tubuesve dhe policisë. Ne kryeqytetin Sana te paktën 2 mije manifestues, te cilët kërkojnë largimin e presidentit Saleh janë përleshur me forcat e rendit. Ende nuk ka një bilanc për numrin e te plagosurve, por mediat konfirmojnë se nga përplasja nuk janë shënuar viktima. Presidenti Saleh qëndron ne krye te shtetit te Jemenit qe prej vitit 1978. Pas akuzave te njëpasnjëshme për keqqeverisje, kryeministri palestinez Salam Fajad e ka paraqitur sot dorëheqjen e qeverise, disa muaj përpara mbjatjes se zgjedhjeve te pergjithshme ne palestine. Mediat vendase shkruajne se presidenti, mahmud abas, gjate pasdites do ti kerkoje kreut te qeveriser fajad qe te qendroje ne postin e tij derin ne mbajtjen e zgjehdjeve te reja.
Shpërndaje