Parlamenti opozita Ndryshimi i Rregullores eshte antikushtetues

Pas takimit te mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Socialiste ne lidhje me qendrimin qe ky grup do te mbaje ne seancen parlamentare te se merkures ku do te diskutohet per ceshtjen e imunitetit te deputeteve Prifti e Meta ka dale ne nje deklarate per shtyp deputeti Saimir Tahiri i cili e ka cilesuar antikushtetuese nismen e mazhorances per ndryshime ne rregulloren e Parlamentit.
Sipas Tahirit ndryshimet qe priten te miratohen te merkuren e shnderrojne rregulloren e Kuvendit ne rregulloren e oborrit te Berishes. Parlamenti nuk eshte me i pavarur por i nenshtruar ndaj Berishes. Represioni ndaj opozites eshte pasoje e drejtperdrejte e abuzimit te Berishes me pushtetin tha deputeti socialist.
Ne te njejten kohe Tahiri vuri ne dukje se per te rikthyer Parlamentin ne shinat kushtetuese grupi i PS-se do te kerkoje nje hetim ne lidhje me Jozefina Topallin per abuzim dhe shkelje te detyres.
Ne lidhje me ceshtjen e imunitetit ai u shpreh se moralisht Berisha dhe mazhoranca jane te fundit qe mund te kerkojne. Ne jemi per kufizimin real te imunitetit nepermjet Kushtetutes sepse kemi nje kryeminister dhe nje qeveri qe fshihen pas imunitetit perfundoi ai.
PDnisma Deputeti e le dhe e rimerr imunitetin me nje leter me shkrim
Mazhoranca eshte gati te miratoje nje nisme per heqjen e imunitetit duke treguar gatishmerine e saj per tu hetuar nga prokuroria. Por ne vend qe te hiqet imuniteti me votim nga Kuvendi mazhoranca propozon dicka tjeter deputeti e le me shkrim imunitetin dhe mund ta rimarre nese merzitet. Miratohet kufizimi i imunitetit te deputeteve per fillimin e ndjekjes penale per veprat penale qe lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave te Kodit Penal. Per keto vepra penale kufizimi i imunitetit te deputetit behet per te gjithe kohezgjatjen e mandatit per ata deputete qe deklarojne me shkrim pelqimin per kufizimin e imunitetit. Pelqimi me shkrim depozitohet tek Kryetari i Kuvendit dhe eshte i vlefshem deri ne perfundimin e Legjislatures me perjashtim te rastit kur deputeti deklaron me shkrim terheqjen e saj thuhet ne projektvendimin e PD.
Per legjislaturen aktuale deputetet depozitojne tek Kryetari i Kuvendit pelqimin me shkrim per kufizimin e imunitetit sipas nenit 1 brenda 10 ditesh nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi.
Lista e deputeteve behet publike dhe i dergohet se bashku me nje kopje te vendimit Prokurorit te Pergjithshem. do ndryshim i mevonshem i kesaj liste nepermjet dhenies se pelqimit me shkrim per deputete qe nuk e kane bere ate ose terheqjes se deklarates depozitohet tek Kryetari i Kuvendit behet publike dhe i njoftohet menjehere Prokurorit te Pergjithshem thekson drafti i PD.