Parlamenti Grek ka miratuar planin e kursimeve kunder krizes
Me 151 vota në favor të planit të kursimit, Parlamenti Grek ka miratuar masat të cilat i hapin kështu rrugën paketës së dytë të ndihmës emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian.
Votimi i hapur nisi në orën 14 e 45 minuta me orën e Shqipërisë dhe zgjati përreth 20 minuta.
Të 300 deputetet e pranishëm në salla kanë votuar në mënyrë të hapur sipas rendit alfabetik.
Korrespondenti i BBC- së në Athinë raportoi se një nga deputetët socialistë të Papandreut votoi kundër masave shtrënguese ndërsa balancimi i votave pro është bërë pasi një deputet i opozitës votoi në favor të planit afat-mesëm.
Pas votimit pro masave shtrënguese, Greqia do të marrë tashmë fondin prej 12 miliard eurosh nga FMN dhe BE.
Plani i masave shtrënguese parashikon 28 miliard euro shkurtime në 5 vitet e ardhshme në sektorin publik dhe privat.
Ndërsa deputetët grekë kanë votuar planin shtrëngues mijëra protestues janë përleshur me policinë në rrugët e Athinës ndërsa ka vijuar edhe greva 48 reshe.
Së fundmi, protestuesit kanë sulmuar zyrën e ministrit të Financave greke.
Të zemëruar protestuesit kanë djegur makina dhe dyqane si dhe kanë goditur policinë me gurë dhe mjete të tjera të forta.
Si përgjigje, forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa shumë prej tyre janë vënë nën pranga.