E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas të riun me bicikletë, vdes 17 vjecari

Teksa ka qene duke udhetuar me biciklete drejt shtepise se tij, i riu eshte goditur nga nje autoveture. Goditja ka qene fatale per 17 vjecarin ,qe ka gjetur vdekjen e menjehershme. Shoferi u largua menjehere nga vendgjarja 

KRUJE-Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një nga rrugët dytesore në fshatin Tapizë të rrethit te Krujes. Si pasoje e ketij aksidenti ka humbur jeten 17 vjecari Aulon Gjika banues i fshatit Tapize. Teksa ka qene duke udhetuar me biciklete drejt shtepise se tij, Gjika eshte goditur nga nje autoveture. Goditja ka qene fatale per 17 vjecarin i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Drejtuesi i automjetit eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe forcat e policise e kane gjetur trupin e pajete te 17 vjecarit buze nje kanali, prane vendit te aksidentit. Pas hetimeve nga policia eshte i bere i mundur dhe identifikimi i autorit i cili rezulton te jete banor i fshatit Tapize. Ndersa eshte ndaluar nga policia, emri i tij nuk behet i ditur per arsye hetimi te metejshem.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›