E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Buxheti 2009, më transparenti

Pas prononcimit të Shoqatës së Këshillit Bashkiak në lidhje me Buxhetin 2009, Bashkia e Tiranës ka reaguar me kundërpërgjigje, duke thene se ai eshte me transparenti.

"Me keqardhje konstatojmë se inatet, mllefet, mërirat që ndeshim në majat e larta të politikës, po bëhen pjesë edhe të disa Njësive Bashkiake, roli i të cilave është të jenë sa më afër qytetarit dhe sa më larg politikës shterpë", u shpreh nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi.

Sipas Shalsit, procesi i hartimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës është një ngjarje e rëndësishme për kryeqytetin, sepse janë vetë banorët e Tiranës, elementi kryesor i një procesi të vazhdueshëm, konsultimesh dhe diskutimesh.

Kryetarët e minibashkive mendojnë se është e padrejtë që në dëgjesat publike, të cilat janë organizuar nga kryebashkiaku Rama nuk kanë qenë të ftuar vetë kryetarët e njësive bashkiake, sepse sipas tyre, janë vetë ata të cilët njohin më nga afër kërkesat dhe prioritetet e komunitetit në zonat përkatëse.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›