E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie popullariteti i Obamës

Barak Obama ka humbur mbështetjen mes amerikanëve. Në anketën e fundit nga Universiteti "Quinnipiac", mbështetja për presidentin Barak Obama ka rënë në masën më të ulët deri tani në 44 përqind, ndërkohë që 48 përqind e të anketuarve nuk janë dakord me mënyrën se si i trajton çështjet Presidenti.

Si arsye kryesore për rënien e mbështetjes vlerësohet situate ekonomike dhe papunësia e madhe. Një tjetër anketë e publikuar këtë javë e përqendruar tek lëvizja “Tea Party”, një grup konservator amerikan e që kundërshton ashpër politikat e ndjekura nga presidenti Obama, tregon gjithashtu rënie të mbështetjes për presidentin cka mund të ndihmojë republikanët të fitojnë në zgjedhjet e gjysëm mandatit në nentor.

Anketa arriti në përfundimin se një në çdo katër votues të mundëshëm këtë vit, mbështet lëvizjen Tea Party dhe se 86 përqind e tyre janë ose mbështetës, ose simpatizantë të Partisë Republikane. 92 përqind e tyre nuk e miratojnë punën e presidentit Onama, dhe 94 përqind e mbështetësve të lëvizjes Tea Party thonë se do të votojnë këtë vit, gjë që i bën ata një forcë politike.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›