Putin, mbështetje spiunëve të arrestuar në SHBA

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdon të mbështesë publikisht spiunët e arrestuar muajin e kaluar në SHBA. Ish- agjent i KGB-së, Putin, është takuar me spiunët rusë, që janë përzënë nga Shtetet e Bashkuara, dhe u është bashkuar atyre në këndimin e një himni jozyrtar të ish- agjencisë famëkeqe të kundërzbulimit.
Putin, tha se mbrëmë vonë, është takuar me 10 agjentët, por nuk bëri të ditur kur dhe ku ishte realizuar ky takim. Agjentët ishin dëbuar nga Shtetet e Bashkuara më herët këtë muaj, pas skandalit më të madh të spiunëve, pas Luftës së Ftohtë.
Putin u tha reporterëve në Ukrainë se kishin “kënduar këngën “Me cfarë fillon vendlindja” dhe këngë të tjera të këtij lloji. Kënga gjërësisht është e njohur si një himn jozyrtar i anëtarëve rusë të kundërzbulimit. < I mëparshmi