E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama të rinjve: Padrejtësitë luftohen në kor, sëbashku mund ta bëjmë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e mbajtur në Akademinë Politike të Partisë Socialiste u shpreh se të gjithë të rinjtë që kanë aplikuar në këtë akademi do të dalin të fituar pasi krahas fituesve edhe ata që nuk kanë qenë brenda grupit të më të mirëve do marrin në një program të posaçëm të gjitha leksionet e akademisë.

“Është një ditë e bukur për fituesit por është një ditë e mirë dhe ata që sfituan ku do të marin të gjitha leksionet e akademisë përmes një programi të posacëm. Kemi menduar që për ta të ndërmarrim një proces aktiv për njohjen nga brenda të politikës. Ne kemi nevojë për të gjithë ju, PS i ka dyert e hapura. Duam t`ju ndihmojmë të bindeni të kuptoni politikën, për t`ju ndihmuar të kuptoni që politika nuk është kjo që shihni cdo ditë. Bashkarisht ne mund të bëjmë politikën dicka krejt tjetër, sepse politika në vetvete është fisnike. Politika merret me secilin prej jush, ne duhet të bëjmë politikën të meret me ju dhe me gjithë Shqipërinë në mënyrën e duhur. Sa më shumë ju të mereni me politikën, aq më pak ajo do të gabojë me ju, për të mirën e përgjithshme të të gjithëve dhe për ju personalisht. Të meresh me politikë do të thotë të mbështesësh ëndrrat, të bësh të mundur bashkë me të tjerët gjëra që dalin jashtë fuquive të një individi, familje apo komuniteti, ndaj për të ndodhur kjo duam që të gjithë ju të qëndroni bashkë me ne. Ne duam t`ju dëgjojmë dhe të na dëgjoni, për të bërë këtë vlen edhe Akademia Politike edhe procesi i vecantë që kemi përgatitur për të gjithë ju. Por që politika të të dëgjojë nuk mjafton zëri yt, po duhet një kor i madh për ta arritur.Të meresh me politikë do të thotë të kërkosh të shërbehesh denjësisht nga shteti, të luftosh bashkë me të tjerët kundër padrejtësive që rrezikojnë popullin tënd apo grupin shoqëror, pa lejuar t`ju afrohet në pragun tuaj, të kërkosh dhe të marësh atë që të takon. Sot është dita të qëndrojmë bashkë. Nesër ju do të jeni në rolin e prindërve tuaj dhe normalisht sdo të donit të bënit jetën e vështirë që po bëjnë ata sot.”-tha Rama.
 

Më tej ai shtoi se politika është një garë dhe si e tillë atë e përballojnë më të fortit. Sipas Ramës kjo Shqipëri do të vazhdojë të jetë e tillë, nëse të gjithë sëbashku nuk bashkohen në kor për të trumbetuar dhe luftuar për të drejtat dhe liritë e tyre.


“Politika është garë, nëse rast se ne kemi shumë ndryshime nga bota ku duam të integrohem, një prej tyre është se moshatarët tuaj janë të angazhuar masivisht , janë mësuar të mos tërhiqen pas rrëngjeve të politikës, janë mësuar të qëndrojnë bashkë të organizuar, nuk janë të gatshëm të negociojnë lirinë dhe të drejtat e tyre.
Në rast se gjërat duhen bërë ndryshe, më shpejt ju sduhet të qëndroni mënjanë, por këtu ka një kusht duhet të jemi shumë. Duhet të kemi politikën pa moshë , gjini, krahinë,rasë. Nuk mjafton të mendosh që ke të drejtë por duhet të luftosh për të bindur.
Duhet një Shqipëri tjetër për ti realizuar këto, nëse ju nuk tërhiqeni kjo do të jetë ndryshe nesër. Kjo është një Shqipëri pa konkurencë, ku nuk vlerësohet merita, ka vrarë vlerën morale të punës. Këtë pamje mund ta ndryshojë vetëm politika. Duhet të ndjekim vizionin e ri politik. Jo vetënm nuk do të pendoheni në fund të këtij rrugëtimi, por do të jeni më të pasur në dije dhe eksperiencë dhe shumë cka nga ata që do të donit të thoni do të dini shumë më mirë ta bëni këtë gjë nesër. Pasi të bëni akademinë nuk do t`ju refuzojnë kur ti merrni përdore dhe ti sillni në PS”-përfundoi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›