Parlamenti grek miraton shkurtimet e 15,000 personave në shërbimin civil
Greqi- Parlamenti grek ka miratuar një projekt-ligj që do të shohë 15,000 punonjës shtetërorë të humbasin punët e tyre deri në fund të vitit të ardhshëm.
Ligji u miratua me 168 vota pro karshi 123 kundër dhe kishte mbështetjen e tre partive që përbëjnë koalicionin qeverisës.
Ajo është pjesë e lëvizjeve të vazhdueshme nga qeveria e qendrës së djathtë për të ulur kostot dhe për të siguruar më shumë para shpëtimi nga kreditorët ndërkombëtarë.
BBC-ja thotë se vendimi u kundërshtua zëshëm nga protestuesit jashtë parlamentit.
Ligji i ri do të përmbysë atë që kishte qenë një garanci kushtetuese për nëpunësit civilë. Sektori është parë si tejet i fryrë pasi ai u zgjerua në vitet 1970 dhe 1980 si administrata e njëpasnjëshme punësoir popullin.
2,000 nëpunës civilë do të humbasin punët e tyre deri në fund të qershorit dhe 2000 të tjerë deri në fund të vitit, dhe 11.000 deri në fund të vitit 2014.
Ligji është një kusht për Greqinë për të marrë këstin e ardhshëm të kredive me vlerë 8.8 miliardë euro.
Dorina Bilbili/IDEA/