Regjistri i pronës, Qirjako:Legalizimet, brenda 7 ditëve.Në 2013, veprimet për 2-3 ditë
TIRANE-Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako, sqaron efektet që ka dhënë sistemi i ri i regjistrit të pasurive në Shqipëri. Sipas kryeregjistruarit, bashkë me procesin e regjistrimit fillestar të pasurive dhe me kalimin e veprimeve që kanë të bëjnë me pronat në zyrat noteriale, çështja e pronës ka shënuar një hap të rëndësishëm në sigurinë dhe transparencën e sigurinë e titujve të pronësisë. Qirjako shpjegon gjithashtu edhe impaktin që kanë zhvillimet e reja në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe në atë të kthim-kompensimit fizik të pronës, proces që pritet të nisë shumë shpejt.
Përmes një deklarate bërë para pak ditësh thatë se Shqipëria u klasifikua nga Banka Botërore si vendi i parë në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, që ka projektuar dhe zhvilluar Sistemin e Kompjuterizuar të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për se bëhet fjalë në terma konkretë.
Vlerësimi u dha në Konferencën Vjetore të Bankës Botërore “Për Tokën dhe Varfërinë”, e mbajtur në selinë e Bankës Botërore në Washington DC. Bëhet fjalë për Sistemin e Kompjuterizuar i Regjistrimit të Pasurive në Shqipëri (ALBSReP), i cili tashmë është instaluar dhe është operativ në 5 ZVRPP: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Brenda qershorit 2013, ky sistem do të instalohet edhe në 5 ZVRPP të tjera, duke mbuluar kështu 10 ZVRPP-të më të mëdha, të cilat përfaqësojnë rreth 80 për qind të tregut të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu në këtë konferencë është prezantuar si një histori suksesi shërbimi më i ri i portalit “One Stop Shop” te noteri, i cili kufizon komunikimin direkt të qytetarëve me punonjësit e ZVRPP-ve, si edhe redukton hapat dhe kohën e nevojshme për përfundimin e një transaksioni të pasurive të paluajtshme.
Po thoni se e kemi sistemin e regjistrimit të pronave më të mirë se Suedia, se Norvegjia se Franca...
Është sistemi më i mirë në Evropë dhe në Azinë Qendrore. Fakti është i pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Bankës Botërore. Ndërkaq, Shqipëria së bashku me Ukrainën referohen si modele edhe lidhur me dy module të veçanta brenda këtij sistemi, siç është lufta kundër korrupsionit e shpejtësia e veprimeve. Sistemi krijon mundësinë e gjurmueshmërisë së aplikimit, i cili i krijon mundësinë qytetarit të kontrollojë procesin e aplikimit të vet, ashtu si dhe u jep më shumë mundësi titullarëve për të mbikëqyrur administratën, gjë që rrit transparencën e minimizon mundësitë për korrupsion. Dhe së dyti, sistemi “One Stop Shop”, falë të cilit qytetarët nuk kanë më nevojë fare të paraqiten në zyrën e regjistrimit të pasurisë.
Çdo të thotë për qytetarin një zhvillim i tillë, cili është përfitimi në terren nga ky sistem?
Sistemi ofron shpejtësi për veprimet, transparencë e saktësi, kur vjen fjala te siguria e titullit të pronësisë. Nga ana tjetër, së pari qytetarët kanë shmangur tërësisht sportelet e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Nga 10 sportele që janë në Tiranë, tashmë kanë në dispozicion 200 sportele, që janë zyrat e noterëve. Ndërsa më parë për të kryer një veprim duhet të vinin këtu për të rifreskuar informacionin mbi pronën, të shkonin te noteri, e të vinin përsëri në zyrën e regjistrimit, tashmë zgjidhet gjithçka vetëm në një zyrë noteriale. Nëse më parë procesi zgjaste 16 ditë, sot përfundon në 8 ditë. Ndërkohë që falë sistemit, në fund të vitit i gjithë procesi do zgjasë 2-3 ditë. Po aq i rëndësishëm është edhe problemi i kostove. Nëse dikur një kopje kartele kushtonte 900 lekë, falë këtij sistemi kosto do shkojë 200-300 lekë.
Çfarë saktësie ka informacioni për pasuritë e paluajtshme, që marrin qytetarët përmes zyrave nateriale? Sa janë mundësitë që informacioni të deformohet nga noterët? Diçka e tillë ka qenë problem i madh në vite.
Informacioni ka siguri maksimale. Për çdokënd që kërkon të kryeje një transaksion mbi një pasuri të caktuar, noteri kërkon të dhënat mbi ndryshimet e pronësisë për atë pronë. Paralelisht jep një komandë tjetër, përmes së cilës i kërkon ZQRPP rifreskimin e informacionit mbi atë pronë. Nga ZRQPP merr informacion mbi veprimet, merr informacion mbi ndryshimet më të fundit mbi atë pronë, si dhe dritën jeshile apo të kuqe, për ta kryer ose jo transaksionin në fjalë. Sistemi nuk lejon që noteri të abuzojë në ndonjë lloj forme, pasi çdo veprim verifikohet paralelisht nga Zyra e Regjistrimit.
I ka burimet njerëzore ZRQPP për të kryer çdo verifikim të kërkuar nga noterët? Mund të vijë një numër shumë i madh kërkesash për përditësim të të dhënave.
Absolutisht po. Zotërojmë si burimet njerëzore, ashtu edhe teknike për t’iu përgjigjur me saktësi çdo fluksi me kërkesa të tilla.
Të flasim pak për procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në ç’pikë gjendet procesi?
Është një proces që ecën me ritme të shpejta ditë pas dite. Vetëm javën e kaluar janë futur në sistem rreth 34 mijë pasuri të paluajtshme, pas përfundimit të regjistrimit fillestar. Bëhet fjalë për dy zona në Durrës, pasuritë e së cilave janë kontrolluar e certifikuar, duke u përfshirë në sistem. Ndoshta këtë javë do të kemi edhe 20 mijë të tjera. E thënë ndryshe, jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të zonave urbane dhe bregdetare.
Kur pritet të përfundojë tërë procesi?
Parashikimet janë që të përfundojë brenda qershorit. Kanë mbetur edhe disa zona. Njëra është në bregdetin jugor të vendit. Regjistrimi i saj u krye përmes një donacioni të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, por rezultati për (per me shume lexo GazetaShqiptare)