Heshtja e pashpjegueshme e NATO-s
Eshtë e vështirë të kuptosh heshtjen ose mungesën e reagimit të NATO-s ndaj njoftimit shqetësues, që shpalli në 23 prill ministri i Mbrojtjes i Rusisë, gjenerali Sergej Shoigu, për ndërmarrjen nga Rusia të disa hapave të rëndësishëm të karakterit ushtarak në Bjellorusi. Ministri rus i Mbrojtjes, pas bisedimeve në Minsk me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shpalli se Rusia do të ndërtojë deri në vitin 2015 një bazë ushtarako-ajrore në territorin e Bjellorusisë, ku do të vendosë një regjiment ajror të aviacionit gjuejtës dhe se në vitin 2014 do të vendosë në Bjellorusi katër batalione të sistemit të raketave S-300. Ndërtimi i një baze të madhe ushtarako-ajrore ruse në Bjellorusi dhe vendosja në atë vend e një sistemi rus të mburojës raketore përbën një lëvizje të madhe strategjike dhe ushtarake me destinacion të qartë potencialin, interesat dhe sigurinë e shteteve anëtare të NATO-s dhe të krejt Aleancës Atlantike. Kemi një ndryshim të rëndësishëm të raportit të forcave dhe të ekuilibrit strategjik në Europën Qendrore, i cili hap një kapitull të ri dyshimesh dhe mosbesimi në raportet e pasigurta afatgjata mes NATO-s dhe Rusisë.
Që heshtja e NATO-s të jetë edhe më e paqartë, po atë ditë në Bruksel zhvilloi punimet mbledhja e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të aleancës, e cila diskutoi që nga çështjet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut e deri tek ato të Afganistanit dhe të Koresë së Veriut, por në komunikatat zyrtare nuk u tha asnjë fjalë, nëse u diskutua për këtë bllok kërcënimesh të reja, që po u dislokohet në kufi shteteve të NATO-s nga Rusia. Bjellorusia kufizohet me tri shtete të NATO-s, me Poloninë, me Lituaninë dhe me Letoninë dhe nuk është e nevojshme të jesh ushtarak për të kuptuar se regjimenti i gjuejtësve rusë apo sistemet e mburojës raketore ruse drejtohen në radhë të parë ndaj skalionit kufitar të shteteve të NATO-s. Ndaj dhe njoftimi për bazën e re ushtarako-ajrore ruse dhe për vendosjen e sistemit të raketave ruse në Bjellorusi ka krijuar alarm në vendet e NATO-s, kufitare me Bjellorusinë. Zëvendëskryetari i komitetit të çështjeve europiane në Parlamentin e Lituanisë, Emanuelis Zingeris, deklaroi në 25 prill se militarizimi i Bjellorusisë drejtohet kundër vendeve të NATO-s dhe se Lituania, Letonia dhe Polonia duhet t’i marrin seriozisht këto kërcënime. Deputeti polak Pavel Koval, në 25 prill i kërkoi qeverisë që Polonia të reagojë për bazën ajrore ruse në Bjellorusi dhe ta ngrejë çështjen në forumet e NATO-s. Shqetësim ka krijuar vendosja e bazës ushtarako-ajrore dhe e raketave ruse edhe tek forcat opozitare të Bjellorusisë. Kryetari i komitetit organizativ të Partisë Demokristiane, Vitali Rimashevski, deklaroi se vendosja e forcave ruse është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila e përkufizon Bjellorusinë si një shtet neutral. Kryetari i Lëvizjes për Liri, Aleksandër Milinkeviç theksoi se me këto veprime vendi po humbet sovranitetin, kurse Fronti Popullor Bjellorus paralajmëroi se do të organizojë protesta kundër vendosjes së bazës ajrore ruse në vend.
Ajo që e kthen në rebus situatën është fakti se po atë ditë në Bruksel u mbajt edhe mbledhja e Këshillit NATO-Rusi, me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Rusisë. Nuk ka informacion, nëse Sergej Lavrov ka paraqitur në këtë mbledhje vendimin e Kremlinit për vendosjen e formacioneve ushtarake ruse të avionëve gjuejtës në Bjellorusi dhe për dislokimin e sistemit të mburojës raketore ruse atje. E sigurt është se ministri i Jashtëm rus ka përsëritur kundërshtimin e Moskës për disa elementë të sistemit të mburojës raketore, që NATO planifikon të vendosë në disa shtete anëtare të saj dhe ka kërkuar garanci legale me shkrim nga NATO se ato nuk drejtohen kundër Rusisë. Dhe në kohën që Rusia shpall njoftimin e bujshëm se do të vendosë vitin e ardhshëm mburojën e saj raketore në Bjellorusi, nga kuartieri i NATO-s nuk po dëgjohet deri tani ndonjë formë reagimi publik i diplomacisë atlantike.
Në një situatë të tillë lind nevoja të bëhet një krahasim mes qëndrimit të NATO-s dhe qëndrimit të Rusisë. Është i njohur reagimi dhe qëndrimi i ashpër i Moskës ndaj planeve të Aleancës Atlantike, për të vendosur elemente të sistemit të mburojës raketore në disa shtete anëtare, që nga Polonia e deri në Rumani e Bullgari. Është e pamundur të përmblidhen edhe në një libër protestat dhe reagimet e panumërta të diplomacisë dhe të udhëheqësve rusë ndaj sistemit të mburojës raketore atlantike, që synon të mbrojë shtetet anëtare nga raketat e shteteve antiperëndimore si Korea e Veriut dhe Irani. Tani Rusia vendos sistemin e saj të mburojës raketore në Bjellorusi, në kufijtë e drejtpërdrejtë të tri shteteve të NATO-s, pa asnjë justifikim taktik apo publik, por të drejtuar direkt ndaj vendeve anëtare të Aleancës Atlantike. Vendosja e një baze të re ushtarako-ajrore të Rusisë në Bjellorusi e çon në tre numrin e bazave ushtarake ruse në këtë vend, ku ndodhet një bazë ruse e sistemit të radarëve “Volga” dhe një bazë ruse e qendrës së komunikacioneve dhe drejtimit të nëndetëseve bërthamore ruse në detet dhe oqeanet e botës.
Forcimi dhe zgjerimi i dispozitivit ushtarak rus në një shtet satelit si Bjellorusia përbën një zhvillim të ri negativ, që përmban burime të shumta rreziqesh për Aleancën Atlantike. Pa vënë në dyshim aftësinë dhe kapacitetet e Aleancës Atlantike për të përballuar kërcënimet dhe burimet e reja të kërcënimeve ndaj gjithë anëtarëve të NATO-s, nuk mund të mos ndjekësh me një ndjenjë habie mosreagimin e NATO-s ndaj këtij shkallëzimi të ri të potencialit të forcës dhe të strategjisë ushtarake ruse në Europë, i cili ka karakter të hapur ofensiv.
Ne kemi analizuar edhe herë të tjera asimetrinë e reagimeve për kërcënimet e sigurisë, që konstatohet duke krahasuar diplomacinë publike të NATO-s dhe të Rusisë. Nuk është shpjeguar përse NATO nuk ka reaguar zyrtarisht dhe publikisht në rastin, kur Rusia nënshkroi marrëveshjen ushtarake për shtyrjen e afatit të bazave të saj ushtarako-detare në Ukrainë edhe 42 vjet të tjera. Nuk reagoi NATO as në rastin e shtyrjes së afatit të bazës ushtarake ruse në Armeni edhe 45 vjet të tjera. Nuk reagoi NATO as në rastin e manovrave më të mëdha ushtarako-detare ruse në detin Mesdhe, me pjesëmarrjen e të gjitha flotave detare ruse, në muajin janar të këtij viti. Nuk ka reaguar NATO as kur Rusia dhe më konkretisht po ky gjeneral, Shoigu, përuroi në tetor të vitit 2011 bazën ruse të “emergjencës rajonale” në qytetin e Nishit në Serbi dhe as kur Serbia mori statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të bllokut ushtarak rus CSTO dhe madje ka zhvilluar bisedime me Rusinë për një anëtarësim të Serbisë në atë bllok ushtarak rus.
Në aspektin psikologjik dhe propagandistik, mosreagimi i NATO-s ndaj veprimeve dhe lëvizjeve agresive të makinës ushtarake ruse krijon perceptimin e gabuar të një neglizhimi, për të mos thënë të një tolerance ndaj politikës ushtarake ruse. Sepse, ndërsa Rusia reagon fuqishëm ndaj çdo marrëveshje apo bashkëpunimi ushtarak të NATO-s me shtetet anëtare të saj, nuk konstatohet e njëjta shkallë reagimi nga diplomacia atlantike, kur Moska ndërmerr veprime të rritjes së pranisë ushtarake dhe të militarizimit të strategjisë së saj në Europë.
Heshtja apo mungesa e një reagimi atlantik ndaj forcimit të dispozitivit ushtarak rus në dyert e NATO-s mund lexohet jo drejt në Moskë. Kremlini mund ta lexojë si një mungesë kohezioni apo si një dobësi e Aleancës. Por efekti më shqetësues është se Kremlini mund ta lexojë edhe si një formë pranimi të heshtur të pretendimit që Rusia i jep vetes për të konsideruar si sferë të influencës së vet të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe të së drejtës së Moskës për veprim të pakufizuar në hapësirat ish- sovjetike. Ky perceptim i gabuar mund ta inkurajojë Moskën të zgjerojë perimetrin e pretendimeve në gjeografinë e shtrirjes së veprimit dhe të ambicieve së saj në hartën e dikurshme të superfuqisë sovjetike në shumë rajone të globit.
Duke ndjekur qëndrimet dhe reagimet e vendeve anëtare të NATO-s përballë veprimeve dhe lëvizjeve agresive të Rusisë në planin ushtarak, mund të konstatosh një dukuri specifike. Kjo dukuri ka të bëjë me faktin që sensibilitet më të madh shkaktojnë veprimet dhe kërcënimet e Rusisë në shtetet ish- komuniste të Europës Lindore, të cilat kanë qenë anëtare të Traktatit të dikurshëm ushtarak të Varshavës, të drejtuar nga Moska dhe në territoret e të cilëve ka pasur baza ushtarake të ushtrisë së kuqe ruse. Shtetet ish-komuniste të Europës Lindore, që nga Polonia në detin Balltik e deri tek Shqipëria në detin Adriatik e dinë fare mirë se çdo të thotë të kesh një bazë ushtarake ruse dhe se çfarë rreziqesh përfaqëson ajo për vendin, ku dislokohet, dhe për shtetet e tjera. Ndaj shtetet ish-komuniste të Europës Lindore, sot anëtare të NATO-s, të cilat e njohin dhe e kanë provuar në kurriz politikën dhe aleancën më Rusinë, kanë një shqetësim të drejtë dhe më të madh. Ndoshta strukturat drejtuese të Aleancës Atlantike do të duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje sensibilitetit të vendeve ish-komuniste të Europës Lindore, të cilat e njohin mirë, ose ndoshta më mirë, Rusinë dhe politikën ruse.