E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, përplaset për vdekje 70-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në qendër të fshatit Balldre, kur automjeti me targa AA 694 AL ka aksidentuar për vdekje shtetasin Nikoll Preci.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Lezhës, e cila sqaron se drejtuesi i automjetit, Markeljan Cenolli, është shoqëruar për në komisariat.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota që çuan në aksident./Start/

                                                                                             2012-02-23 20:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›