Mediu Landfill gjigant ne Elbasan

Ndotja nga mbetjet dhe pluhurat industriale të katër kompanive të huaja konçesionare në ish-Metalurgjik dhe ndotjet nga mungesa e impianteve përpunuese dhe vendgrumbullimeve të mbetjeve urbane janë shkaktarët që kanë ndikuar në nivelin e lartë të ndotjes në qytetin e Elbasanit. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu propozuar ngritjen e një landfilli gjigand në një nga vendet e propozuara nga drejtuesit lokalë të këtij qyteti si dhe të një impianti modern për përpunimin e të gjitha mbetjeve urbane si rrugët që do të conin në përmirësimin e ajrit në këtë qytet.
"Përvec planit të rehabilitimeve specifike në lidhje me spotet e identifikuara më sipër, për zonën e mbetjeve nuk ka pasur impiant menaxhimi e mbetje në përgjithësi. Në lidhje me funksionimin e mbledhjeve bashkiake brenda zonës së mbetjeve ka një numër cështjesh që duhen adresuar dhe konsideruar, si dhe për faktin se vendet ekzistuese janë jashtë kushteve sanitare dhe menaxhimi efektiv i tyre nuk ekziston. Kjo kerkon pa dyshim nje vizion të qartë nga ana e bashkisë, me një koordinim të pushtetit qëndror", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.
Ai nuk ka ngurruar edhe apelin për një bashkërendim të punës së dikasterit që drejton me institucionet lokale të Elbasanit. Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini është treguar i gatshëm për bashkëpunim në të gjitha fushat për pastrimin e mjedisit nga të gjithë agjentët ndotës në rajonin e Elbasanit.
"Situata nuk pret, ne kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë për një zgjidhje urjgente të kësaj situate. Jemi gati të bashkëinvestojmë ose dhe të vetëfinancojmë", tha Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë.
Kreu i ministrisë së Mjedisit,ka deklaruar se në vendin tonë do të përpunohen vetëm mbetjet urbane që krijohen nga bashkësitë e vendit dhe asnjë kilogram nga mbetje e importuar pasi në bazë të planit për menaxhimin e mbetjeve i hartuar në bashkëpunim me komisionin europoian dhe që është funksional deri në vitin 2025 nuk lejohet importimi i mbetjeve.
Besim Dybeli