Le Pen perpara presidentit Sarkozy ne sondazhe - ekstremistet e djathte ne France ne avantazh

Filimisht gazetat luajten me emrin e kandidates por tani Marine Le Pen flet vete per valen e kalter drejt fitores. Nese zgjedhjet parlamentare do te zhvilloheshin tani 24 per qind e francezeve do te vendosnin tia jepnin voten europarlamentares nga ekstremi i djathte. Pra me shume se ata qe do te votonin per presidentin Nicolas Sarkozy dhe me shume se ata qe do te zgjidhnin kandidatet e ndryshem socialiste.
Sarkozy as ne balotazh Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nicolas Sarkozy as ne balotazh
Ne sistemin elektoral francez kjo do te thoshte ashtu si nente vjet me pare do te kishte serish nje balotazh mes nje ekstremisti te djathte dhe kete here ndoshta nje socialisti. Qe Sarkozy nuk do te arrinte te hyje as ne raundin e balotazhit i ka tronditur konservatoret. Por kryetari i partise Jean-Francois Cop pergjigjet vetem me llogari shifrash Nese numeroj votat per Sarkozyne dhe Villepin ne kampin konservator qe deri tani nuk e ben askush atehere arrij ne 24 e ndoshta 27 per qind.
Kjo eshte tani parulla zyrtare shpresedhenese ne partine e Sarkozy-se UMP. Ajo nuk ka logjike shifrash pasi deri tani te gjitha shenjat tregojne se ish-kryeministri de Villepin do te kandidoje kunder Sarkozy-se. Presidenti eshte ne qender te kritikave pasi gjate mandatit te tij vazhdimisht ka vene ne axhende tema te ekstremit te djathte. Ish-kandidati ekologjist per president Noel Mamre mendon Askush nuk mund te habitet kur sheh se si presidenti dhe shumica e tij bejne gjueti me tezat e Frontit Nacional. Kjo nuk ben gje tjeter vecse con uje ne mullirin e zonjes Le Pen.
Kritikat ndaj presidentit vijne edhe nga te tjeret
Por jo vetem e majta e kritikon Sarkozy-ne se kerkon te beje te vetat temat e Frontit Nacional. Nje deputet i UMP-se tha se druhet se Franca po behet nje vend armiqesor ndaj te huajve. Shume politikane te UMP-se mendojne se Sarkozy mund te rekuperoje ne sondazhe vetem nese gjate 14 muajve te ardhshem deri ne zgjedhje arrin te ule papunesine e larte dhe ti jape hov ekonomise. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dominique Strauss-Kahn nder kandidatet.
Por edhe socialistet po fillojne te kene frike. Partia eshte ende ne kerkim te nje kandidati te pershtatshem. Krahas kryetares se partise Aubry per kandidaturen pretendojne tete politikane te njohur dhe shefi i Bankes Boterore Dominique Strauss-Kahn i vetmi socialist i cili ne sondazhe e le ne hije Sarkozyne. Nje nga zedhenesit e tij te pashpallur eshte deputeti Jean-Marie le Guen.
Sondazhet duhet te jene nje paralajmerim per socialistet e per te gjithe te majten partia duhet te bashkohet rreth atij kandidati i cili eshte me i afte te bashkoje socialistet dhe pertej kufijve partiake te gjithe francezet thote ai.
Sondazhi konkret sipas te cilit Marine Le Pen do te ishte fitimtarja e raundit te pare te zgjedhjeve presidenciale eshte i kontestuar pasi anketuesit i kane bere pyetjet ne internet.
Marine Le Pen nuk ekzaltohet
Por te gjitha institutet e sondazheve ne France jane te nje mendje se vajza ekstremistit te djathte Jean-Marie Le Pen aktualisht po fiton shume zgjedhes. Ajo vete shprehet e qete Une i shoh te gjitha keto me shume qetesi. Nuk jam nga ata njerez te cilet ekzaltohen madje as nga nje rezultat pozitiv sondazhi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Marine Le Pen
Marine Le Pen mund tia lejoje kete vetes pasi ndryshe nga partite e medha te cilat publikisht flasin vetem per zgjedhjet presidenciale 2012 Fronti Nacional aktualisht bene pune konkrete ne 2.000 kantone. Atje pas dy javesh mbahen zgjedhje lokale per keshillat e qarqeve. Nderkohe konsiderohet thuajse e sigurt se ekstremistet e djathte do te shenojne ne ato zgjedhje nje fitore te bindshme duke krijuar keshtu nje baze solide per zgjedhjet presidenciale pas 14 muajsh.
Autor Johannes Duchrow/Eliana Xhani
Redaktoi Bahri Cani