Politika e ndare Kuvendi i Kosoves larg kompromisit

Qeveria e Kosovës nis bisedimet me Serbinë pa e pritur një vendim të Kuvendit të Kosovës, i cili do të mblidhet sërish këtë të enjte për të diskutuar për këtë çështje. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se për çështje teknike qeveria sipas Kushtetutës ka të drejtë të zhvillojë bisedime, ndërsa bisedimet politike me Beogradin sipas tij kanë përfunduar në Vjenë.
“Qeveria e ka të drejtën që të bisedojë për çështje teknike, pa miratimin e Kuvendit pasi i ka kompetencat me Kushtetutë...Këtyre bisedimeve nuk duhet t’iu japim konotacion politik, pasi janë bisedime teknike për ndryshimit e jetës së kualitetit të qytetarëve të Kosovës” tha Krasniqi.
Por opozita kundërshton ashpër fillimin e bisedimeve para se Kuvendi i Kosovës të marrë një vendim për këtë çështje. Sipas tri partive opozitare, LDK, AAK dhe Vetëvendosja bisedimet pa lejen e Kuvendit janë jolegjitime.
“Këto bisedime janë edhe të ngutshme, edhe të papërgatitura edhe jo transparente” tha Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së.
“Nëse sot ndodh takimi i parë në mes të Edita Tahirit dhe delegacionit të Serbisë atëherë ky takim do të jetë plotësisht jo legjitim” tha Visar Ymeri, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
“Kjo qeveri dhe kryeministri i kësaj qeveria kanë dhënë premtime për çështje të cilat nuk është dashur të premtojnë dhe tash duhet t’i mbajnë ato premtime” tha Ardian Gjini, shef i grupit parlamentar të AAK-së.
Qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar zyrtarisht për mbajtjen e takimit të parë të dialogut Prishtinë-Beograd.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e martë , 08 mars 2011 )