Franca mbeshtet bisedimet. Nuk cenohet pavaresia e Kosoves

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou tha se vendi i tij mbështet fillimin e bisedimeve me Serbinë. Sipas tij, pala kosovare nuk ka pse të frikësohet nga këto bisedime duke pasur parasysh se statusi i Kosovës është i zgjidhur ndërsa tërësia territoriale e pacenueshme.
“Thjesht e them se vendi im e mbështetë këtë dialog dhe mesazhi nga vendi im është që Kosova nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga ky dialog. Ne e përgëzojmë qeverinë e Kosovës për angazhim në këtë dialog . Në të ardhmen do të shohim se çfarë do të sjell dialogu Kosovës. Por ky është një hap i madh, përpara i Qeverisë së Kosovës” tha Fitou.
Ndërkohë nga mediat janë publikuar edhe emrat e ekipit të Kosovës në këto bisedime i cili do të kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në përbërje të tij do të jenë dhe Lirim Grajçevci, këshilltar i kryeministrit Thaçi, Dren Zeka, këshilltar i zëvendëskryeministres Tahiri, Murat Meha, drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Naim Huruglica, drejtor i Doganave të Kosovës dhe Flamur Keqa, përgjegjës për CEFTA-n në Ministrinë e Tregtisë.