Parlamenti i Kosoves miraton nje mocion per ndalimin e importeve nga Serbia
Parlamenti i Kosoves e ka miratuar nje mocion per marrjen e masave per ndalimin e importeve nga Serbia. Ky mocion i cili eshte paraqitur para deputeteve nga Levizja Vetevendosje u miratua me 44 vota pro 33 kunder dhe 2 abstenime.
Ne mocion behet thirrje qe qeveria ti marre masat e reciprocitetit te plote politik ekonomik e tregtar ndaj Serbise Ministria e Tregtise dhe Industrise ta nxis dhe udheheqe bashkepunimin me prodhuesit vendor dhe ndermarrjet tregtare per gjetjen e zevendesimeve per produktet e importuara nga Serbia dhe qe qeveria t forcoj te gjitha mekanizmat shteteror per te siguruar zbatimin e perpikte te masave te reciprocitetit ndaj Serbise thuhet ne mocionin e hartuar nga Levizja Vetevendosje.
Mocioni eshte miratuar pas nje debati rreth ceshtjes se masave per ndalimin e importeve nga Serbia qe ishin vendosur me 20 korrik te ketij viti si kunderpergjigje ndaj bllokades qe Serbia u kishte vendosur mallrave nga Kosova.