E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, lirohet pas 2 orësh 29-vjeçari, u rrembye për borxhe

TIRANE -  Lirohet pas rreth 2 orësh 29-vjeçari Ervin Llozhi, i cili u rrëmbye pasditen e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kafja e Rremës”, në kryeqytet.

Mësohet se pengmarrësit e kanë liruar 29-vjeçarin, pas presionit të policisë, ndërsa Llozhi ka refuzuar të japë shpjegime të mëtejshme për këtë ngjarje dhe nuk ka bërë as kallëzim penal për autorët.

Policia e Tiranës konfirmoi se ngjarja ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve në lidhje me një borxh të pashlyer. Ndërkohë nuk bëhet i ditur as identiteti i autorëve të ngjarjes.

Mësohet se 29-vjeçari është jursit dhe pronar i një biznesi në Tiranë.

NGJARJA
Policia mori informacione për futjen me dhunë të një personi në një makinë tip “Wolksvagen”, rreth orës 17:15 në periferi të Tiranës.

Strukturat e policisë së komisariatit nr.4 u vunë menjëhërë në lëvizje, për të zbuluar vendndodhjen e makinës, ndërkohë që morën në pyetje edhe bashkëshorten e personit të marrë peng, nga dëshmia e së cilës u ngritën pistat e hetimit.

29-vjeçari u konfliktua fizikisht me 2 persona, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me një borxh dhe më pas këta të fundit e kanë futur me dhunë në makinë.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›