E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria ndalon përdorimin e iPhone

SIRI – Autoritetet Siriane kanë ndaluar përdorimin e telefonave iPhone, për të kufizuar rrjedhjen e informacioneve jashtë vendit.

BBC-ja raporton se qeveria siriane ka nisur një aksion për të ndaluar publikimin e fotografive dhe videove që përmbajnë pamje nga dhuna e ushtruar ndaj protestuesve, nga ana e forcave të sigurisë.

Qeveria bëri të ditur se të gjithë personat që do të kapen në rrugë me një iPhone, apo telefona të tjerë smart, do të përballen me drejtësinë.

Gjithashtu, Siria ka ndaluar edhe importin e iPhone-it.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›