Francë, Berisha sulmon Ramën: Nuk zbaton ligjin si socialistët europianë
MARSEJË- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kongresin e 20 të PPE, ka akuzuar liderin e opozitës se ka bërë cmos për të penguar integrimin e vendit në BE.
Berisha theksoi se opozita humbi zgjedhjet lokale, ndërkohë që lideri i tyre nuk pranoi të dorëhiqej, duke theksuar se kreu i saj në Kongresin Kombëtar të PS-së, ndryshoi statutin e partisë, duke i'u shmangur në këtë mënyrë përgjegjësisë për të dhënë dorëheqjen si kryetar partie.
“Në gjithë jetën politike si njeri i lirë mendoja se Europa përbëhej nga qendra e djathtë, por edhe alternativa e saj ka qënë e rëndësishme, ndaj mendoj se socialistët europian, kur respektojnë ligjin janë të nderuar. Lideri i opozitës nuk pranoi rezultatin dhe ndryshoi statusin e partisë së tij,duke mos respektuar atë të jepte dorëheqjen. Opozia pasi humbi zgjedhjet lokale me diferencë të madhe ajo pranoi saktësisht atë që unë ofrova për dy vjet rrjesht, por ata nuk pranuan kurrë të votojnë asnjë reformë europiane. Ato nuk pranuan të votonin në parlament”,-theksoi Berisha.
Duke folur për situatën politike në vend kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se vendi gjatë 20 viteve ka ndryshuar shumë, është rritur ekonomikisht dhe në cilësi jetese duke nënvizuar se është nga të paktat ekonomi që nuk u prek nga recensioni, ndërkohë sipas kryeministrit Berisha Shqipëria po punon për integrimin në BE.
“Zgjedhjet e vitit 2009 u cilësuar se plotësuan më shumë standarte dhe nuk pati asnjë provë për manipulime ndërsa të 2011 u konsideruan të drejta dhe konkuruese. Shqipëria po punon për integrimin në BE dhe në të gjitha përpjekjet kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga partitë si motra”,- u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në Këshillin Europian në rrugën drejt zhvillimit demokratik të Europës. Duke qëndruar në zhvillimet ndërkombëtare Berisha mbështeti një ndërhyrje të mundshme të NATO-s në Siri ashtu sikurse u veprua edhe në Libi.
Kryeministri Sali Berisha ka nisur një vizitë dyditore në Francë. Kyeministri do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor. Kurse më datë 9 dhjetor Berisha do të takojë Kryeministrin fracez Francoise Fillon. Kongresi XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë
(el.me/BalkanWeb)