Parlamenti i Portugalisë: Pro Shqipërisë në NATO
LISBON- Portugalia ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut.
Parlamenti i Portugalisë ka votuar sot pro, protokollit të NATO-s për anëtarësimin e vendit duke reduktuar në 2 numrin e vendeve anëtare që nuk e kanë votuar ende këtë protokoll.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka falënderuar homologun e saj portugez, Gama për angazhimin e tij personal për përshpejtimin e këtij ratifikimi si dhe deputetët e Portugalisë për votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ndërkohë pritet që të martën të bëhet ratifikimi edhe nga Hollanda dhe Greqia duke përmbyllur kështu fazën e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.
(e.n/Balkanweb)