E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten prurjet e lumenjve, Fierza arrin kuotat max

Si shkak i rreshjeve dhe prurjeve të lumenjve, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në lartësinë 291 meter, e 10 cm. Një lartësi e tillë e ujrave në hidrocentral është vetëm 5 metra larg derdhjes që fillon pas kuotës maksimale 296 metra. 

PUKE- Hidrocentrali i Fierzës arrin kuotat maksimale për herë të parë në këto vitet e fundit. Ndërkaq specialistët japin alarmin se hidrocentrali nuk po shfrytëzohet sic duhet duke u bërë precedent për Black out që mund të përfshijnë të gjithë vendin.
Si shkak i rreshjeve dhe prurjeve të lumenjve, niveli i ujit ka arritur në lartësinë 291 meter, e 10 cm. Një lartësi e tillë e ujrave në hidrocentral është vetëm 5 metra larg derdhjes që fillon pas kuotës maksimale 296 metra.

Ndërkohë burime nga hidrocentrali i Fierzës raportojnë se prurjet e lumenjve janë shumë të mëdha, pothuajse 430 m-kub për sekond. Por në funksion janë vënë vetëm 2 nga 4 turbinat e hidrocentralit duke bërë që ritmi i shfrytëzimit të prurjeve të tilla të cilësohet i ngadaltë nga specialistet dhe me rrezik për Fierzën.
Kjo është hera e parë që Fierza arrin përpara fundit të muajit mars kuotën e 291 metrave.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›