Rama kërcënon: Unë do kthej 97-ën
Në qytetin e zhuritur nga rebelimi komunist i ’97-s, Edi Rama ka zgjedhur të rrëfejë gjithë panikun e vet për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit, nëpërmjet kërcënimeve se është i gatshëm të prodhojë një skenar të ngjashëm destabilizimi. Revanshi për dhunë, pushtim institucionesh dhe dhënie legjitimiteti strukturave kriminale të fshehura si parti politike po paraqiten si agjenda e fshehur e opozitës, në prag të çeljes së fushatës elektorale
Nuk mundi të durojë më gjatë. Për më tepër Edi Rama zgjodhi Vlorën, me mendimin e keqpërdorimit të radhës si “tranmpolinë” për përcjelljen e mesazheve për rikthim të mundshëm te viti 1997.
Dje Edi Rama ia plasi... Tentoi ti “prekë në sedër” vlonjatët duke u tallur me “paratë e pastra” që humbën..., te (ish)vjehrra e Olta Xhaçkës (allias Shemsie Kadria).
“Futini paratë tuaja” (te vjehrra e Olta Xhaçkës)..., pretendonte Edi Rama dje në Vlorë se u ishte rekomanduar vlonjatëve në vitin 1997.
Në atë vit as ai vetë nuk e mban mend se ku gjendej..., por kjo nuk e pengoi se për ato që mund të ketë dëgjuar më pas, sipas variantit të mundshëm të servirur nga (ish)nusja e Shemsie Kadrisë (Olta Xhaçkës), për (vetëm) “paratë e pastra”..., të tentonte të rikthente nxitjen e revoltës së budallallëkut kolektiv të vitit 1997... Budallallëk kolektiv ku njerëz, që nuk e njihnin as Oltën as Shemsien, ti besonin paratë e tyre të pastra (askush nuk mund të mendojë ndryshe), (ish) nuses së “gruas piramidë”.
E ndërsa Edi Rama i di dhe i kupton të gjitha këto, ashtu sikurse di dhe kupton se viti 1997 e ka përmbyllur kohën e “maturimit” të tij (pas katër palë zgjedhjesh të përgjithshme), ai nuk di dhe nuk kupton se sot në vitin 2013, shumë kush e mban mend “fatin” që e pasoi Olta Xhaçkëm pas “divorcit” si nuse e Shemsie Kadrisë, ashtu sikurse shumë kush e mban mend se “rikthimin 100 për qind” të kursimeve të shqiptarëve, as Olta Xhaçka nuk e besonte..., pse jo të mund të tallej..., sikurse po tenton të imitojë sot Edi Rama (Olta Xhaçkën), duke tentuar “të zgjojë” te vlonjatët “kërkesën për shpagim” për paratë që Shemsie Kadria, “ia trashëgoi” (ish)nuses deputete socialiste.
Por Edi Rama, nuk ka hallin në se vërtetë vlonjatët do të “rimburosjnë” humbjet e tyre, sepse ai nuk është budalla, që paratë e mundshme në llogaritë e mundshme të Olta Xhaçkës “ti “shpërndajë” te “Sheshi i Flamurit”.
Por, kjo nuk e pengon, që masturbimi, apo revanshi për dhunë, dekadencë, enverizëm, në funksion të mospranimit të verdiktit të votës së lirë, të tentojë “të ngopë me lugë të zbrazët”, për nxitje të një reaksioni të mundshëm, të atyre “që duhet t’i bëjnë vetes pyetjen: Si ka mundësi që të votohet më Sali Berisha këtu në Vlorë”.
Për Edi Ramën, më shumë “vlerë” ka “papunësia” në komunën e Xarrës, duke u vetëkënaqur me suksesin e Dhimo Kotes, dhe me paaftësinë e tij, për të bërë, gjysmën, çerekun, apo edhe gjysmën e çerekut të çerekut..., të kryekomunarit të Xarrës..., për kohën ku ai (Edi ram,a) ishte... kryebashkiak i Tiranës...
Për Edi Ramën, të votuarit në Vlorë e Sali Berishës, është “një pamundësi”, pse ai (Sali Berisha), nuk bëri gjë tjetër (sipas këndvështrimit të Edi Ramës) veçse me “rrugën që dërgoi drejt Vlorës e izoloi e nëpërkëmbi e talli...”..., por nuk dihet se kë...