E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Rama: Zgjedhjet lokale s'i bojkotojmë por pa ne s' bëhen

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se “bojkoti i zgjedhjeve lokale nuk është opsioni i opozitës” por shton se zgjedhjet nuk bëhen pa opozitën”.

Në një konferencë për shtyp, menjëherë pas vizitës nga Strasburgu, zoti Rama deklaroi se opozita është e vendosur për zgjedhje të reja si e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza.

“Rinënvizoj se për ne zgjidhja e plotë e drejtë dhe e qëndrueshme është kthimi i partive para gjykimit të popullit me zgjedhje të reja, të lira. Largimi i pushtetit është domosdoshmëri për të dalë nga varfëria”- deklaroi Rama sot pasdite nga selia rozë duke nënvizuar se:
“Do përdorim cdo rrugë e mjet demokratik për të vendosur zgjedhjet të lira. ... Nuk do tolerojmë asnjë dhunim të opozitës”
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›