Përforcime në spitale me rastin e Vitit të Ri

“Shërbimi ka marrë urdhër të prerë të ketë një gatishmëri të përforcuar, nga QSUT-ja në Tiranë, deri në spitalet rajonale”, theksoi ai.
Kreu i Shëndetësisë, shtoi se shërbimet do të jenë të përforcuara me personel, të dubluara për të siguruar efiçencën e plotë, ndërsa të gjitha farmacitë e qendrave të urgjencës kanë rifreskuar rezervat për të pasur në dispozicion të gjithë rezervat medikamentoze të domosdoshme.
Vasili tha se ka pasur një riverifikim të aparaturave që japin ndihmën e parë në mënyrë që funksionimi i tyre të jetë tërësisht i plotë dhe njëkohësisht ndjekje të vazhdueshme nga ana e drejtuesve kryesorë dhe me patronazhin e gjithë gatishmërinë deri në ditën e kalimit të festave.
“Arsyeja e këtij qëndrimi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me specifikën që kanë këto ditë, ku mbizotërojnë urgjencat mjekësore në vend të asaj që quhet mjekësia e planifikuar gjithëvjetore. E vendosur kjo edhe në sfondin e virozave të përhapura stinore, gatishmëria është e shtuar, ndaj dhe bashkë me këto është çuar në të gjitha qendrat një aktivizim maksimal i sistemit alert”, tha ministri i Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, Vasili u kërkoi qytetarëve përkujdesje gjatë festave të fundvitit, sidomos të sëmurët kronikë, të moshuarit, por edhe të rinjtë që qëndrojnë në orët e vona të natës duke festuar me fishekzjarrë. /Start/
2011-12-27 14:45