E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri, fiton projekti austriak. Berisha: Tepër i shtrenjtë

TIRANË-Pas një diskutimi 1 orësh në Komitetin Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar, projekti austriak, Coophimelbau u shpall projekti fitues.
Mbledhja i zhvillua ne Kryesine e Kuvendit ku ishin te pranishëm kryetari i Bashkise se Tiranes dhe ministra te kabinetit qeverises.

Në fjalën e saj hyrëse kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se Parlamenti i ri do të jetë një monument i demokracisë.
“Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. Është ky komitet që do të bëjë përzgjedhjen e projektit fitues. Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë” ka theksuar Topalli. 

Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi të mahnitshëm të 3 projektet e prezantuara, austriakun, italianin dhe francezin dhe theksoi se personalisht mbështet projektin qe perzjodhi juria nderkombetare edhe pse ka rezerva per cmimin e zbatimit te tij. Kryeministri beri me dije se pavarësisht se projekti austriak kushton rreth 3 milionë euro më shumë se kostoja e 2 projekteve te tjera.

“Mos harrojmë, projektet kanë një vlerë nga 49 deri në 100 milion euro secili. U bënë përpjekjet për të negociuar me studion qe perzgjodhi juria nderkombetare, gjë që për shkak të kompleksitetit të projektit studio e gjeti të pamundur të zbriste nga shuma e kërkuar. Shumë kjo, që të nderuar të pranishëm, ndryshon me një vlerë 2.5 ose rreth 3 milionë euro nga oferta e 2-te e paraqitur. Kemi shancin për të vendosur për projektin më të mirë, të mendohemi dhe njëherë para se të vendosim. Ose të zgjedhim projektin që ka zgjedhur juria ndërkombëtare, ose nga juria kombëtare”.

“Njerëzisht do të kërkoja për një vetëpërmbajtje, se kemi të bëjmë këtu me një trung zyrtar, të dalë mbi zotin e vlerësimit të këtyre projekteve. Ata vlerësuan projektin austriak, për parlamentin dhe kryeqytetin dhe unë me gjithë dhimbjen që ndjej për cdo qindrakë të këtij buxheti, nuk e gjej veten se mund të vendos për një shumë të tillë. Por, mosrespektimi i verdiktit të korifejve të arkitekturës auropiane dhe botërore, i zgjodhëm duhet t’i respektojmë. Ky është dhe parimi, nuk është një shumë kaq domethënëse sa të na imponojë ne të përmbysim vendimin e tyre.
Cmimi i zbatimit të projektit është i lartë, por anëtaret e jurisë të vendosin në mënyrë të pavarur”, mbylli fjalen e tij Berisha.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e mbështeti kryeministrin Berisha. Ajo tha se “dilema është mes të bukurës, të veçantës dhe unikes”.
Ajo tha se projekti austriak ka kapur median ndërkombëtare. Topalli shtoi se projekti në fjalë për muaj me radhë është lakuar si një eveniment që do të shtojë vizitorët në Tiranë.

Ministri Ridvan Bode tha se komiteti ndërministror është krijuar për garantimin e procedurave ligjore dhe jo për të të vendosur kush është projekti më i mirë apo më i keq.
Bode tha se në përgjithësi ne veprojmë me koston më të ulët, por sipas tij, nëse ky nuk është kriter, atëherë nuk ka përse të hyhet në vlerësimin e komisionit. Kreu i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi, tha se per sa kohe nuk sheh vajtimin e ministrit te financave, nuk ka perse te kursehet projekti qe ka marre vleresimin e pare nga juria.

Më pas fjalën e mori Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që tha se "Bashkia e Tiranës nuk është pjesë e vendimarrjes por japim mbështetjen tonë për veprën. E mbështesim sepse projekti është një vepër e madhe për Tiranën”.

Pas diskutimit, juria votoi si fitues projektin e studios austriake duke mbyllur kështu përfundimisht garën për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Projektet për parlamentin e ri që do të ndërtohet aty ku është sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e njohur si Piramida, u vleresua nga një juri ndërkombëtare e kryesuar nga Hans Ibelings. Në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio. Juria ndërkombëtare shpalli ne vend te pare projektin, Maketin 11022 T, në vend të dytë Projektin knitT , ndërsa çmimi për vendin e tretë, iu dorezua Projektit 10345 N.

Kompleksi i ri parlamentar, eshte një projekt qe qeveria shqiptare e ka vleresuar teper ambicioz dhe  pritet të përurohet në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›