E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi kundër importit të plehrave, Bino: Nismë me sfond politik

TIRANE - Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino kundërshtoi nismën e Aleancës Kundër Importit të Mbeturinave për një referendum kombëtar, duke e cilësuar si një organizim me sfond politik.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, zv/ministri Binaj deklaroi se organizatorët e këtij referendumi janë të nxitur nga Partia Socialiste. “Kjo nismë nuk ndihmon në qëllimin e përpunimit të mbetjeve.”- theksoi Bino.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave do t’i kërkojë sot KQZ-së organizimin e referendumit kombëtar, pasi ka grumbulluar rreth 60 mijë firma mbi këtë çështje. Kjo Aleancë e organizatave joqeveritare kërkon që të hiqen me referendum nenet dhe 22/3 dhe 49 nga ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili u miratua fundvitin e kaluar. Sipas tyre, këto dy nene lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin
shqiptar.

Sipas Aleancës, ligji e dëmton Shqipërinë pasi vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi. Sipas AKIP, lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit.

Aleanca kundër importit të plehrave beson se ky referendum për çështje mjedisore
do të ndryshojë edhe mendësitë se në Shqipëri votohet vetëm për politikë sepse zgjedhjet dhe 3 referendumet e deritanishme janë mbajtur vetëm për tema politike.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›