Rumunët të pakënaqur
Pjesa dërrmuese e rumunëve mendojnë se vendi i tyre po ecën në rrugë të gabuar, dhe përgjegjës për këtë situatë, sipas tyre, janë presidenti Trajan Basesku dhe kryeministri Emil Boc.
Këtë mendim ndajnë më shumë se 80 % e qytetarëve të Rumanisë, sipas një sondazhi të organizuar në fillim të qershorit, nga Grupi për Studimet Sociale (GSS 2000).
Ndërkohë që 82,5 për qind besojnë se vendi është në rrugë të gabuar, 12,9 për qind janë asnjanës, ndërsa vetëm 3,5 për qind e qytetarëve thonë se vendi është në rrugën e duhur.
Pyetjes se kush është fajtor për situatën, 36,2 për qind thanë se përgjegjës është presidenti Trajan Basesku, 24,4 për qind thanë se është qeveria e Bocut, ndërsa 31,5 për qind mendojnë se janë të dy bashkë.
Sondazhi u realizua me 1 089 persona mbi 18 vjeç nga 122 lokalitete, 65 në qytet dhe 56 në fshat, plus Bukureshtin. Gabimi i sondazhit ishte plus/minus tre për qind.