KQZ: Berat, nuk ndryshon rezultati
Rozeta Rapushi
Rrezohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, pretendimi i Partise Socialiste dhe G99 per te ndryshuar rezultatin edhe ne Qarkun e Beratit. Me kater vota pro dhe dy kunder, KQZ, rrezoi si te paargumentuar dhe me mungese provash, pretendimin e socialisteve per rinumerimin e te gjitha votave ne qendrat e votimit ne KZAZ-ne numer 1 te ketij qyteti. Po keshtu, rrezoi edhe pretendimin tjeter per kete qark, qe te rivleresohen dhe numerohen votat ne qendrat e votimit ne KZAZ-ne 2 dhe 3. Vendimi u morr pas rreth pese ore debatesh ne kete komision. Debate nga te cilat per te dyten here, nenkryetarja e komisionit, Deshira Subashi, bojkotoi mbledhjen. "PS nuk ka asnje fakt per te hapur dhe rivleresuar kutite e votimit ne te gjitha qendrat e KZAZ numer 1. Ju po kerkoni te shkaterroni procesin zgjedhor me cdo kusht. Por harrojeni, se procesi ne Berat eshte i certifikuar", tha perfaqesuesi i PD-se ne KQZ, Njazi Kosovrasti. Por sipas nenkryetares Deshira Subashi, kutite duhet te rivleresohen. Kaq mjaftoi qe Kosovrasti te leshoje nje lum akuzash, se ne menyre te qellimshme, PS po hedhe balte mbi procesin zgjedhor. "Ju lutemi, si anetare te KQZ-se, mos e deformoni procesin zgjedhor dhe Kodin Zgjedhor. Tregojeni sot nje here e pergjithmone se jeni te shkeputur nga politika", tha Kosovrasti. Keto fjale, Subashi, i mori si kercenime personale "Eshte e dyta here qe ti mua me kercenon ne mbledhje te komisionit. Nuk e toleroj me nje sjellje te tille", tha Subashi, duke braktisur mbledhjen e KQZ, ku do te merrej vendimi per Qarkun e Beratit. Debatet vijuan edhe pas largimit te Subashit. Perfaqesuesi i PS-se, Genci Gjoncaj, tha se pas akuzave te bera nga Kosovrasti, anetaret e KQZ-se, me kot rrine te ulur ne tavolinat e tyre. "Ju qofshi qe rini ne ato tavolina. Te arrije nje perfaqesues te thote, se po guxuat te firmosni, dhe t'ju kujtoje betimin e bere, se di, por ju qofshi qe qendroni me", tha Gjoncaj. Pas tere ketyre debateve, KQZ rrezoi pretendimet e PS-se per Beratin, duke shuar keshtu oreksin e PS-se per te marre mandatin e peste ne kete qark. Sipas rezultateve te nxjerra deri me sot per kete qark, rezulton se PS ka marre kater mandate deputetesh ne kete qark. Perkatesisht, Erion Brace, Fidel Ylli, Ermonela Velaj dhe Marko Bello. Ndersa Partia Demokratike ka fituar deri me sot, 3 mandate, Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi. Mandatin e fundit, te tete pra ne kete qark, e ka fituar LSI, Nasip Naco.