E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri mbron Mediun

Parlamenti i ri, i formuar nga zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ka lëshuar një vërtetim ku thuhet se kreu i Partisë Republikane gëzon imunitet, si të gjithë të zgjedhurit e tjerë në këtë legjislaturë. Një vërtetim i lëshuar nga sekretaria e Parlamentit është marrë nga mbrojtja ligjore e Mediut dhe është depozituar para anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas të dhënave nga gjykata, ishte ky vërtetim "çelësi" i "pafajshmërisë" së Mediut në këtë proces gjyqësor. Në pamundësi të një precedenti të ngjashëm apo një çështjeje të tillë në të kaluarën, palët në proces, por edhe vetë gjykata, nuk kanë pasur mekanizmat ligjorë që t‘i jepnin zgjidhje kësaj çështjeje. Kjo vërehet edhe në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë, ku i jepet një rëndësi se KQZ-ja ka shpallur Mediun deputet, ndërsa nuk ka një autorizim për ndjekje penale të dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit. Duket se avokatët kanë gjetur një provë që ka gozhduar prokurorët e çështjes, të cilët duket se janë dorëzuar përfundimisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›