E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri te Piramida

Topalli

Ne 100-vjetorin e pavaresise se Shqiperise kryeparlamentarja Jozefina Topalli paralajmeron idene me te fundit te nje grupi deputetesh per kthimin e Piramides ne godinen ku do te zhvillohen seancat parlamentare. Sipas Topallit projekti eshte ende ne shqyrtim dhe selia e re e Parlamentit do te spostohet tek ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha te Piramida. Kam idene qe kjo godine ti kaloje e gjitha gjyqesorit ndersa Parlamenti salla plenare bashke me godinat te vendoset aty ku ka qene piramida e diktatorit. Kjo ka nje simbolike te forte tha Topalli. Godina e ish-Komitetit Qendror te Partise se Punes eshte parashikuar ti lihet ne funksion gjyqesorit ndersa Parlamenti kryesia dhe administrata e tij parashikohen sipas projektit te PD-se te transferohen te Piramida. Kryetarja e Kuvendit e cilesoi si interesante idene e ndertimit te godines se re te Parlamentit si dhe te seancave plenare te Piramida ndersa theksoi se projekti ka edhe nje simbolike te veten ate te zhdukjes se kujtimit te mbetur nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha. Duket qarte ne kete menyre se kryetarja Topalli kerkon te fshije cdo gjurme te se kaluares dhe simboleve te ndertuara para vitit 1990.

Deklaratat Topalli i beri gjate konferences se perbashket per shtyp me kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baroneshen Helene Hayman. Gjate kesaj konference ajo u shpreh e gatshme gjithashtu te ngreje menjehere sapo opozita te sjelle draftin komisionin hetimor per 28 qershorin por pa levizur nga qendrimi i deklaruar ne letren e Astrit Patozit per Gramoz Rucin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›