E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci akuza kerkon dorezimin e provave shkencore

Prokurori Dumani Te niset qe me procesverbalin e keqyrjes ne vendngjarje

Akuza i ka kerkuar trupit gjykues se ishte ne kohe per dorezimin e provave shkresore. Kerkesen e ka bere nje prej kater prokuroreve te ceshtjes Altin Dumani ne seancen e radhes se procesit maratone per tragjedine e Gerdecit qe u zhvillua dje paradite ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes. Sipas Dumanit gjykata duhet te fillonte me shqyrtimin e provave shkencore qe tregojne menyren si ndodhi shperthimi i 15 marsit 2008 ne Gerdec vetem pak kilometra larg Vores. Akuza kerkon qe te niset qe me procesverbalin e keqyrjes ne vendngjarje dhe provat e tjera qe kane mbledhur nga hetuesit. Ne pergjigje te kerkeses se prokurorise kreu i trupit gjykues se ceshtjes Gerdeci Ridvan Hado u shpreh se provat shkencore do merren dhe do analizohen. Sipas tij per shkak te volumit te madh shkresor analizimi i provave do te behet ne seancen e ardhshme e cila do te zhvillohet pas pak ditesh ndersa u ra dakord qe dje te prezantoheshin keto materiale. Edhe avokatet e te pandehurve ne kete ceshtje e pranuan kerkesen e prokurorit por theksuan se dhe ata kerkojne te njihen me keto prova me ane te procesverbaleve.

Avokatet e 29 te akuzuarve per tragjedine u shprehen se jane dakord me kerkesen e prokurorise por kerkuan qe para shqyrtimit te provave materialet tu behen te ditura edhe atyre.

Ne dosjen penale te tragjedise se Gerdecit ndodhet nje raport shkencor i hartuar nga gjashte eksperte amerikane te cilet shqyrtuan vendin e ngjarjes pas tragjedise dhe u shprehen ne raportin e tyre se shperthimi ka ndodhur si pasoje e vendosjes se thaseve me barut ne nje karroce metalike te nxehte e cila sapo ishte salduar. Nderkohe gjykata eshte ne pritje te deshmive te dy amerikaneve Tejlor dhe Henri.

Procesi Gerdeci qe po vijon ne Gjykaten e Shkalles se Pare konsiderohet si nje nga me te medhenjte e pas viteve lsquo90 pasi numeron 29 te pandehur ne pjesen me te madhe ish-funksionare te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Ushtrise dhe mbi 300 deshmitare. Te pandehurit ne kete proces akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur ne ish-fabriken e demontimit te municioneve luftarake ne fshatin Gerdec ku si pasoje e shperthimit humben jeten 26 persona ndersa mbeten te plagosur shume te tjere si dhe u shkaktuan deme te medha materiale ne banesa dhe objekte industriale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›